Agjencia Zhurnal.mk

Keqpërdorin vulat për regjistrim të veturave, MPB ngre padi ndaj të punësuarve në Ministrinë e ekonomisë

Shkup, 21 qershor – Ministria e punëve të brendëshme ka informuar sot se ka dorëzuar padi penale për disa të punësuar në Ministrinë e ekonomisë për veprën e kryer ‘Ushtrim i detyrës në mënyrë të pandërgjegjshme dhe keqpërdorim të saj, kështu informojnë nga MPB ndërkohë që të paditurit janë mes moshës 37 dhe 54 vjeçe.

“NK KR Dellçevë ka dorëzuar padi penale kundër T.M. (54), T.I. (51), P.N. (39) dhe O.A. (37), të gjithë nga Shkupi, të gjithë të punësuar në Ministrinë e Ekonomisë. Byroja për Meteorologji, për shkak të dyshimeve të bazuara për kryerjen e veprës penale “kryerje të detyrës në mënyrë të pandërgjegjshëm”. Të paraqiturit, si të punësuarit në Byronë për Meteorologji, kanë dhënë vërtetime për hapjen e procedurës për identifikimin e dy automjeteve motorike, të cilët nuk i plotësojnë kushtet ligjore për legalizim, me çka kanë mundësuar që pronarët e veturave të përfitojnë të drejtë për regjistrim”, thuhet mes tjerave në njoftimin e lëshuar nga Ministria e punëve të brendëshme.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...