Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Kërcënimet e Listës Serbe “formë presioni dhe shantazhi ndaj Qeverisë”

Goran Rakiq, përfaqësues i Listës Serbe dhe aktualisht zëvendëskryeministër në Qeverinë e Kosovës, ka theksuar se serbët e Kosovës do ta shqyrtojnë se kur do t’i braktisin institucionet e Kosovës.

Kërcënimi i përfaqësuesve politikë të serbëve të Kosovës se do t’i braktisin institucionet qendrore dhe lokale në rast se nuk formohet së shpejti Asociacioni i komunave me shumicë serbe, shërben si formë presioni dhe shantazhi ndaj Qeverisë së Kosovës, sidomos marrë parasysh brishtësinë që ka kjo e fundit, thotë politologu Ramush Tahiri. Megjithatë, sipas tij, edhe nëse kërcënimet realizohen, serbët nuk do të fitonin asgjë.

Natasha Dragojloviq, koordinatore e Konventës kombëtare të Serbisë për Bashkimin Evropian, thotë për Radion Evropa e Lirë se kushdo që ka marrë vendimin për kërcënimin me braktisje të institucioneve të Kosovës nga serbët, nuk i ka përllogaritur mirë dobitë dhe dëmet.

Petar Petkoviq, drejtor i ri i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, gjatë një takimi me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës të mbajtur në Beograd, ka theksuar se nëse Prishtina nuk e zbaton detyrimin nga Marrëveshja e Brukselit, atëherë edhe detyrimet e Serbisë nga ai dokument do të pushojnë. Ai paralajmëroi se Serbia do ta konsiderojë edhe daljen e serbëve nga institucionet e Kosovës.

Pas kësaj deklaratë të Petkoviqit edhe Goran Rakiq, përfaqësues i Listës Serbe dhe aktualisht zëvendëskryeministër në Qeverinë e Kosovës, ka theksuar se serbët e Kosovës do ta shqyrtojnë se kur do t’i braktisin institucionet e Kosovës.

Lidhur me deklaratat e zyrtarëve të Beogradit, e në veçanti të deklaratës së zëvendëskryeministrit të Kosovës, Rakiq, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se qeveria që ai drejton nuk pranon asnjë kërcënim prej askujt dhe nuk punon nën kërcënimet e askujt.

Shkrimi i plotë në Radio Evropa e Lirë.

Postime të ngjashme

Hoti për dialogun me Serbinë: Njohje reciproke, sovraniteti dhe integriteti i Kosovës të panegociueshme

S.B.

Osmani pas takimit me Lajçakun: Nuk diskutojmë për kufijtë, në dialogun me Serbinë të trajtohemi si shtete të barabarta

S.B.

46 pacientë me coronavirus në Spitalin e Pejës, 36 në oksigjeno-terapi

S.B.

8,026 raste aktive me coronavirus në Kosovë

S.B.

Lugina e Preshevës, 29 vjet qëkur shqiptarët kërkuan bashkim me Kosovën

S.B.

Osmani pret Lajçakun

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...