Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Kërcënoi familjen e të dashurës me vdekje dhe hodhi bombë në banesën e saj, vihet në pranga i riu shqiptar në Itali

Një i ri shqiptar është arrestuar ditën e sotme me akuzat e përndjekjes dhe kërcënimit në Itali. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat italiane që shkruajnë se i riu është akuzuar nga ish e dashura. Gjatë lidhjes me 20-vjeçaren, i riu shqiptar i kërkonte asaj që të vishej me rroba të mbyllura dhe të hiqte dorë nga rrjetet sociale.

Pas ndarjes përndjekjet dhe dhuna psikologjike ndaj vajzës u shtuan më shumë nga ana e 21-vjeçarit shqiptar. Pas arrestimit 21-vjeçari deklaroi se të gjitha veprimet që kishte bërë ishin për shkak të xhelozisë.  Në momentin që e dashura e ndau, 21-vjeçari e kishte kërcënuar atë nëse niste një lidhje të re se do e  vriste dhe se kishte kryër shumë vepra penale familjes së italianes, duke i shkatërruar makinën, kishte dëmtuar shtëpinë e saj dhe fyer prindërit e saj.

Ndërkohë që nga të gjithë aktet e mëparëshme në fund të muajit dhjetor ai kishte hedhur një bombë e krijuar vetë në ballkonin e saj, duke shkaktuar shumë dëme në strukturën e banesës dhe trembur familjen.

Postime të ngjashme

Kamioni shtyp për vdekje 62-vjeçari në unazën e Elbasanit

T E

Ministria e Shëndetësisë: 21 humbje jete dhe 851 raste të reja

T E

Rrëfehet 28-vjeçarja: U punësova në Tiranë në qendër masazhi, më shfrytëzuan për prostitutë

T E

Rama takon Kurtin në Tiranë

S.B.

SHBA, raport kritik për Shqipërinë/ Krimi i organizuar pastron para në Shqipëri dhe kontribuon në korrupsion

S.B.

Pakt PD-PS pas 25 prillit?! Basha jep përgjigjen e prerë: Ne do t’i fitojmë zgjedhjet dhe do e largojmë këtë qeveri të keqe!

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...