Agjencia Zhurnal.mk

Kërcënoi me vrasje kolegun e tij hajdut, arrestohet në flagrancë

Dy të rinj banues në lagjen nr.13 në Durrës u arrestuan në flagrancë nga policia, konkretisht E. A., 23 vjeç ndërsa u ndalua shtetasi K. H., 24 vjeç.

23 vjecari E. A. në bashkëpunim me shtetasin K. H., më datën 9 shkurt, ka vjedhur në pikën e bllokimit motorin pa targa, në pronësi të tij që ia kishte bllokuar Policia dhe e kishte fshehur në garazhin e shtetasit K. H.

Më datë 11 shkurt bënë të mundur gjetjen e motorit dhe sekuestrimin e tij.

Shtetasi E. A., pasi mësoi se motorin e sekuestroi Policia, ka kërcënuar  bashkëpunëtorin e tij shtetasin K. H. se në rast se s’do t’i jepte 3500 euro do ta vriste.

Nga hetimet rezultoi se shtetasi K. H. ishte bashkëpunëtor në vjedhjen e motorit nga pika e bllokimit, fakt të cilin ai e kishte mohuar kur u gjet dhe u sekuestrua motori.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit E. A. u gjet një dozë më lëndë narkotike heroinë.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...