Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Kërcënonte prindërit dhe ju merrte me dhunë para, arrestohet i riu shqiptar në Itali

Një i ri shqiptar ka rënë në prangat e karabinierëve italianë, pasi u kap duke kërcënuar prindërit e tij në banesë. Mediat italiane shkruajnë se i riu shqiptar po ju kërkonte para prindërve të tij nën kërcënim.

Patrulla e policisë ishte në kontroll rutine dhe ishte duke kaluar pranë një banese kur ka dëgjuar të bërtitura dhe ka ndërhyrë menjëherë. Pasi kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, ata kanë gjetur një 30-vjeçar, i cili po kërcënonte prindërit.

I riu, i cili akoma jetonte me dy prindërit e tij, po ju kërkonte atyre 100 Euro për të dalë për t’u argëtuar me miqtë e tij. Ndërsa ata kishin refuzuar t’ia jepnin shumën e lekëve kishin rënë edhe pre e dhunës së djalit të tyre 30-vjeçar.

Mediat italiane shkruajnë se hetimet nxorën në pah dhe episode të ngjashme dhune dhe kërkesa të vazhdueshme për para, që kishin ndodhur gjatë tre viteve të fundit.

Mësohet se 30-vjeçari kishte raste që ju kërkonte prindërve edhe 1 mijë Euro. Bëhet me dije se i riu shqiptar është arrestuar për dhunë në familje dhe zhvatje.

Postime të ngjashme

Rama zgjohet mes alpeve shqiptare: Mirmëngjes! (VIDEO)

Lea Muslija

Sot hapen kufijtë Shqipëri-Greqi

Lea Muslija

“Asnjë rast me COVID në Tiranë”, Manasterliu publikon shifrat: Ja sa vaksinime janë kryer deri më tani në vend

Dafina Vidishiqi

Vetëm tri raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Dafina Vidishiqi

Ndihmës Sekretari i Shtetit Reeker do të vizitojë Italinë, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Dafina Vidishiqi

Paralajmërim për të shkarkuarit nga vetingu: “Do të hetoheni dhe do t’ju sekuestrohet pasuria”

Bekim Laçi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...