Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Kërçova, në mesin e qyteteve më të ndotura

Kërçovë, 5 janar – Zhurnal.mk – Kërçova çdo dimër është në krye të listës në Maqedoni sa i përket ndotjes së ajrit. Sipas ekspertëve, arsyeja për këtë është ngrohja e familjeve me dru dhe trafiku. Por sipas biologëve, kjo është kryesisht për shkak të funksionimit të termocentralit Osllomej. Biologu Gafur Ajruli, i cili gjashtë vjet më parë zhvilloi një hulumtim mbi ndikimin e centralit në ndotjen në Kërçovë dhe zonën përreth, thotë se substancat që vijnë nga djegia e qymyrit nga centrali, kanë ndikim negativ në florën dhe faunën, dhe janë arsyeja e rritjes së numrit të pacientëve me sëmundje të rënda kancerogjene, siç janë kanceri i mushkërive, leukemia, emfizema, bronkiti dhe sëmundje të tjera.

Ajruli thotë se sipas Institutit të Shëndetit Publik, Kërçova është në vendin e pestë për sa i përket ndotjes së ajrit në vend, por edhe në vendin e pestë për sa i përket vdekshmërisë së popullatës, si rezultat i sëmundjeve nga këto substanca toksike. Situata është më kritike, në fshatrat përreth centralit, Zhubrincë, Sërbicë dhe Popovjan.

Kjo e drejtë e njerëzve është kërcënuar. Nga aspekti i të drejtës ekologjike, çdo person, organizatë joqeveritare, grup i njerëzve, të cilët kanë probleme serioze shëndetësore, madje edhe nëse nuk kanë probleme serioze shëndetësore por që janë potencialisht viktima të ndotjes, mund të paraqesin padi pranë gjykatave tona kompetente. Sa dhe si do të përfundojnë, kjo është çështje tjetër. Ne e dimë si është praktika në Maqedoni, ku objektet ekologjike nuk trajtohen në mënyrë të përshtatshme – tha Svetlana Veljanoska – Profesoreshë universitare e së drejtës ekologjike.

Ajruli thotë se banorët e Kërçovës nuk janë për mbylljen e centralit, por ajo që duhet bërë është instalimi i filtrave që do e mbrojnë shëndetin e popullatës.

Postime të ngjashme

Berisha: Ndalni tërbimin e policisë kundër protestuesve paqësorë shqiptarë në Shkup

T E

Mariçiq: Kjo është një ditë e madhe për shtetin ligjor dhe për sundimin e së drejtës

T E

Spasovski: Hetimi duhet të dëshmojë ku është lëshimi dhe nëse dikush i ka ndihmuar Mijallkovit

T E

Zhurnal mëson / BDI nesër mbledh kryesinë në Reçicë të Vogël

Bexhet Musliu

Todorov i drejtohet Mickoskit: Ik, derisa unë luftoja kundër Zaevit ti ndërtoje hidrocentrale

T E

Arjanit Hoxha takim pune me kolegun e tij turk, Bekir Pakdemirli

Bexhet Musliu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...