Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Kërkohen inspektorë të cilët do të shqiptojnë gjoba për mos implementuesit e dygjuhësisë

Shkup, 9 tetor – Zhurnal.mk – Inspektorati për Zbatimin e Gjuhëve nuk është ekipuar ende dhe ende nuk funksionon në përgjithësi. Edhe pse me ligjin për formimin e saj, ishte parashikuar që nga 15 janari inspektorët të fillojnë me gjoba për ata që nuk respektojn ligjin e gjuhëve, në teren ende nuk kanë dalë fare, përcjellë Zhurnal.

“Këto ditë shpallëm konkurs për punësimin e gjashtë personave. Një inspektor vetëm sa ka kryer trajnimet, një trajnim nëntë muajsh dhe një tre muajsh, dhe tre të tjerë së shpejti do të fillojnë me këtë lloj trajnimi”, deklaroi Fatmir Iseni, drejtor i Inspektoratit.

I pyetur për qëndrim rreth zbatimit të ligjit për gjuhë në drejtësi dhe pse rregulloret për gjuhët nuk u gjendën në draft tekstin për ligjin për procedurë kontestuese, ai thotë se nuk mund të përgjigjet sepse nuk është ligjvënës por gjithsesi shtoi se do të kryhen inspektime në çdo institucion për të zbatuar dygjuhësinë.

Ndryshe sipas ligjit, gjoba prej 300 deri në 500 euro do të marin personat juridik nëse nuk vepron sipas rregullores, ndërsa personi përgjegjës do të mer gjobë prej 100 deri në 200 euro.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Më shumë se një dokument për ndryshimin e kufijve në Ballkan, DW përmend luftën

R Zh

Presidenti Pendarovski dekreton Ligjet nga Pakoja e pestë e masave ekonomike

R Zh

Ambasadori i BE-së: Heqja e liberalizimit të vizave nuk diskutohet

R Zh

Regjistrohen 364 raste me Kovid-19 prej 2.379 testimeve, 24 të vdekur, 689 të shëruar

R Zh

Kuvendi i miratoi ligjet nga pakoja e pestë të masave ekonomike

R Zh

Mariçiq kritikon opozitën: Vetëm te ne nuk mund të zbatohet votimi online

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...