Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Kërkohet ceremoni e madhe për Amdi Bajram?

Zhurnal Ads

Shkup, 25 tetor – Bashkëpunëtori dhe shoku i ngushtë i Amdi Bajramit, Adnan Memed, mbrëmë përmes rrjeteve sociale bëri thirrje për një ceremoni varrimi masive që do të fillojë nga shtëpia e Bajramit në Butel në vendin e tij të prehjes së përjetshme. 

Megjithëse Ministria e Shëndetësisë bëri apel për të mos kryer ritet e varrimit për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të infeksionit covid-19, sipas këtyre njoftimeve, ai nuk do të respektohet.

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur se Kryetari i “Lidhjes së Romëve”, Amdi Bajram, i cili ndërroi jetë më herët gjatë ditës, ishte i infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19).
Në njoftimin e ministrisë theksohet se testi është bërë pas vdekjes së tij, duke shtuar se janë ndërmarrë të gjitha masat për të parandaluar përhapjen e mëtejme të virusit.

Nga Ministria e Shëndetësisë bëjnë thirrje që varrimi të bëhet sipas protokolleve dhe të shmangen ceremoni, ndërsa u bëjnë thirrje që familjarët dhe të afërmit të bashkëpunojnë me autoritetet shëndetësore.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Qeveria mbajti mbledhjen e 34 me rradhë, ja vendimet

T E

Gashi: Qeveria po dështon të menaxhojë krizën me Covid-19

T E

Vuçiq: Krijimi i Shqipërisë së Madhe, kërcënim për ne dhe për të gjithë botën

D J

Shtrenjtohen specat për ajvar, tregu në Tetovë më shumë shitës se sa blerës

T E

Gjobiten 66 shoferë për vozitje nën ndikimin e alkoolit

T E

Ruskoska: Nuk jam fare e kënaqur nga Policia Finansiare

Z H
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...