Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Kërkohet formimi i një reparti të veçantë në Prokurori për sulmet ndaj gazetarëve

Shkup, 2 tetor – Zhurnal.mk – Proaktivitet më të madh për sulmet ndaj gazetarëve dhe punonjësve mediatik, si dhe formimin e një reparti të veçantë në Prokurorinë Publike për këtë lloj të rasteve kanë kërkaur përfaqësuesit e Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, nga prokurori publik Ljubomir Joveski, informon Zhurnal.

Siç njoftuan nga SHGM, në takim janë hapur disa çështje lidhur me përmirësimin e gjendjes së gazetarëve dhe punonjësve mediatik si dhe Prokuroria të jetë më aktive në ndjekjen e atyre që kërcënojnë gazetarët dhe shkelin të drejtat e tyre.

“Në regjistrin e SHGM-së për sulme mbi gazetarët nga fillimi i këtij viti deri në këtë moment kemi regjistruar 14 sulme mbi gazetarët, prej të cilave më tepër se gjysma janë sulme mbi gazetare femra. Në vitin 2019 kishim vetëm 4 sulme dhe ky trend negativ duhet të ngritë alarmin para se gjithash në PTHP, veçanërisht duke patur parasysh se sipas evidencës sonë nuk ka asnjë aktakuzë të ngritur kundër sulmuesve”, thotë kryetari i SHGM-së, Mlladen Çadikovski.

Nga SHGM kanë dhënë dhe një propozim konkret për formimin e një reparti të veçantë në Prokurori për ndjekje të krimit të organizuar për sulm mbi gazetarët dhe punonjësit mediatik.

“Detyra e këtij reparti të posaçëm është të hetojë shkeljet e të drejtave të gazetarëve nga sivjet, por edhe ato më të vjetrat, sepse vetëm në këtë mënyrë do të përmirësohet praktika negative e mos ndëshkimit e cila për momentin është prezente”, tha drejtori i SHGM-së, Dragan Sekullovski.

Nga SHGM njoftojnë se edhe prokurori Joveski ka shprehur gatishmëri që në periudhën në vijim të kontrollojë rastet dhe do të bisedojë për formimin e një reparti të veçantë.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Teuta Arifi inspekton nga afër punimet në Çarshinë e Epërme

Dafina Vidishiqi

Të shtëna me armë zjarri në Çarshi të Shkupit

Dafina Vidishiqi

Hungaria hapi Konsullatë në Maqedoni

Dafina Vidishiqi

RMV, padi ndaj tetë personave për armëmbajtje, terrorizëm e luftime për ISIS në kuadër të rastit “Qelia”

Dafina Vidishiqi

Filipçe: Në shtator, nxënësit mund të kthehen në bankat e tyre

Dafina Vidishiqi

Zaev: Te ne kanë ndikim forca dhe palë të treta

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...