Maqedoni

Kërkohet mënyrë për t’i rritur kompetencat e inspektorëve

Zhurnal Ads

Shkup, 5 tetor – Zëvendëskryeministri i Qeverisë i caktuar për luftimin e korrupsionit dhe krimit, Ljupçe Nikollovski, ministri i MPB-së, Oliver Spasovski, Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, kryetarja e Këshillit Inspektorial, Magdalena Filipovska-Grashkoska dhe drejtorët e shërbimeve inspektoriale, mbajtën mbledhje në lidhje me kontrollet që ndodhën gjatë kësaj fundjave si dhe propozimet për propozimet për rritjen e kompetencave të inspektorëve.

Në mbledhje u shqyrtuan ndryshimet e propozuara në Ligjin për mbrojtje të popullatës nga sëmundjet ngjitëse e që parashohin autorizime më të mëdha për inspektoriatet të cilët inspektojnë nëse zbatohen protokollet.

Kompetencat e reja janë paraparë të vlejnë për të gjitha inspektoratet si në nivel shtetëror ashtu edhe në nivel lokal, ndërsa propozimet do të dërgohen në mbledhjen e ardhshme qeveritare.

Ndryshe, që nga fillimi i muajit deri sot, Inspektorati Shtetëror kishte 160 kontrolle në gjithë shteti. Më së shumti në Manastir 37, Gostivari 30, Shkup 28, dhe në qytete tjera.

Postime të ngjashme

VMRO-DPMNE me iniciativë deri tek Gjykata kushtetuese, kërkon që të mos ketë ndërprerje të energjisë pa vendim gjyqësor

XH,I

Xhaferi në takim me Varhei: Kuvendi i përmbushi obligimet e saja

XH,I

Kujdes, rrëshqitje e dheut në rrugën për në Dibër

XH,I
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...