Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Mitreski kërkon ndryshim të rregullores së Kuvendit, që deputetët në izolim të mund të punojnë

Shkup, 13 tetor, zhurnal.mk – Koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së, Jovan Mitreski sot deklaroi se në takimin koordinativ në Kuvend e ka sqaruar nevojën për ndryshim të Rregullores me qëllim të vendosjes së punës në distancë, ndërsa propozimi i tij ka qenë që kjo të jetë vetëm për deputetët, të cilët kanë vendim për izolim.

“Kjo do të thotë se vetëm ata deputetë të cilët janë të sëmurë ose megjithatë gjenden në izolim për shkak të kontaktit me person të sëmurë, pjesëmarrjet në seancat e Kuvendit dhe trupat punues të mund t’i kryejnë onllajn”, tha Mitreski.

Ai potencoi se në kohë të sfidave serioze, qytetarëve u nevojiten institucione me kapacitet të plotë, u nevojitet Kuvend, i cili do të jetë në mundësi t’i kryejë funklsionet e veta edhe në rrethana të tilla.

Sipas tij, shembuj të tillë të punës së kombinuar të parlamenteve ka në tërë botën.

“Si deputetë përgjegjës dhe si shumicë në pushtet nuk do të lejojmë mosfunksionalitet të shtetit në luftën me Kovid-19. Nuk guxojmë të lëmë shtet pa ribalanc të buxhetit, pastaj pa Buxhet të miratuar për vitin 2021 ose punë të tjera të rëndësishme, të cilat janë në interes të qytetarëve, kompanive, ekonomive, institucioneve në këto momente të tilla edhe për ne, edhe për botën”, tha Mitreski.

Deputetët, siç tha, duhet t’u shërbejnë qytetarëve në çdo rrethanë, duke e përfshirë edhe pandeminë.

Postime të ngjashme

Dorëhiqet Dragi Rashkovski

Z H

A po normalizohet puna në Kuvend, partitë opozitare të gatshme për të tërhequr amandamentet

Z H

Njoftohuni për gjendjen e rrugëve në gjithë territorin e shtetit

Z H

Kuvendi duhet ta vazhdojë debatin për Strategjinë kombëtare për parandalimin e korrupsionit

Z H

Moti sot me vranësira me reshje lokale të shiut dhe erë

Z H

Qeveria kërkon shtyrjen e gjendjes së krizës deri më 31 dhjetor 2021

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...