Kërkohet nga 1 muaj paraburgim për 10 të dyshuar për bixhoz në Suharekë

nga Xh M

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar nga Gjykata Themelore caktimin e masës së paraburgimit për një muaj ndaj 10 personave të dyshuar për bixhoz.

Masa e paraburgimit për 30 ditë është kërkuar ndaj të dyshuarve L.R, P.B., B.Q., F.C., B.K., P.Sh., N.R., S.B., R.A., dhe M.Sh.

Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se kërkesa lidhet me rastin e 28 shkurtit, kur rreth orës 23:00 në një kafiteri në Suharekë, pronari i lokalit me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, organizon dhe merr pjesë në organizimin e lojërave të fatit, të cilat janë të ndaluara me Ligjin Nr.06/L-155 për ndalimin e lojërave të fatit, ashtu që në mënyrë të kundërligjshme dhe të fshehtë, lokalin e përdorë për lojëra të fatit.

“Me rastin e lokalizimit të vendit nga zyrtarët policorë kur të njëjtit tentojnë të hyjnë në lokal, dera e lokalit ishte e mbyllur me çelës nga brenda, dhe ishte me pak ndriçim, e pas tentimit të zyrtarëve për ta hapur derën, aty i pandehuri L.R., e hap derën, ku gjatë kontrollit nga zyrtarët policorë brenda në lokal në tavolinat ku kanë qenë ulur të pandehurit e lartëcekur janë hasur në total dyqind e tetë (208) letra, nëntëdhjetë e gjashtë (96) kartela me mbishkrimin AliExpress me barcode, të cilat dyshohet se janë kartela për lojërat e fatit online”, thuhet tutje në njoftim.

Më tej bëhet e ditur se nga të pandehurit janë sekuestruar 15,260 euro dhe 1,200 franga zvicerane.
Të pandehurit L.R.,P.B., B.Q., F.C., B.K., P.Sh., N.R., S.B., R.A., dhe M.Sh., gjenden në ndalim 48-orësh.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More