Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë TOP LAJM - KS

Kërkohet nga Qeveria Kurti kthimi i Ligjit të Pagave

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kërkuar nga Qeveria e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti miratimin e Ligjit për Paga për shërbyesit civil.

Përmes një konference për medie, Haradinaj tha se procedimi tutje i këtij ligji në Qeveri është i nevojshëm.

“Ligji i Pagave është një ligj bazë që është punuar për 10 vjet për ta finalizuar në Qeveri dhe për ta votuar nga Kuvendin e Kosovës. Është dashur mjaftë punë dhe buxhetim, përgatitje të të gjitha aspekteve të nevojshme. Kërkojmë nga Qeveria ta rikthen në procedurë [Ligjin e Pagave], të plotësohet aty ku është dashur, të kthehet në Kuvend në mënyrë që t’iu kthehet dinjiteti i të gjithë zyrtarëve publik”, tha Haradinaj, përcjell Telegrafi.

Ndërsa, shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri tha se ekzekutivi do ta ketë mbështetjen e AAK-së në këtë temë, mirëpo duhet të bëhet amandamentimi i Ligjit që është iniciuar nga ish-Qeveria Haradinaj.

Gjykata Kushtetuese në fund të muajit qershor të vitit të kaluar, e ka shpallur të pavlefshëm këtë Ligj duke e pranuar kërkesën e Avokatit të Popullit pas ankesave të disa sindikatave.

Pas pezullimeve, Gjykata ka vendosur që Ligji në tërësi nuk është në përputhshmëri me disa nene të Kushtetutës së Kosovë.

Ligji ishte paraparë të rregullojë pagesën e të punësuarve që marrin rroga nga buxheti i shtetit, ku koeficienti më i lartë është 10 dhe më i ulëti është 1 dhe vlera monetare e koeficientit për vitin e parë do të jetë 239 euro.

Postime të ngjashme

Arrestohen disa aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri

R Zh

Qeveria thotë se fluksi i qytetarëve për në Shqipëri s’ka lidhje me masat

R Zh

Nga Qeveria e Serbisë pyesin Kurtin: A e ke prioritet “Shqipërinë e Madhe”?

R Zh

“Ligji për pasuri të pajustifikueshme mund të hetojë edhe pasurinë e qytetarëve”

R Zh

Kosovë / 775 gjoba brenda 24 orëve për ata që s’respektuan masat anti-COVID

R Zh

Presidentes Osmani i kërkohet që të ketë prioritet çështjen e grave të dhunuara gjatë luftës

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...