Shkup, 16 maj – Mungesa e madhe e fuqisë punëtore sidomos në sektorin e ndërtimtarisë dhe atë të gastronomisë ka shkatuar krizë të madhe në vend. E kriza thellohet edhe më shumë kur shtohet nevoja dhe janë të domosdoshëm kjo klasë punëtore. Udhëheqësit e kompanisë “Bechtel & Enka” kërkuan nga Oda Ekonomike që të ndihmojnë në sigurimin e fuqisë punëtore, sipas së cilës për të gjithë periudhën e planifikuar, derisa do të zgjasë realizimi i projektit, duhet të arrijë në 4000 punëtorë (staf-inxhinierë të kualifikuar etj, si dhe staf të pakualifikuar-punëtorë të përgjithshëm). E nuk dihet se si Oda eKonomike do të arrijë të sigurojë këtë numër të nevojshëm të fuqisë punëtore, shkruan Zhurnal.
“Bechtel & Enka” kërkon nga Oda Ekonomike e RMV-së sigurimin e 4000 punëtorëve për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d –
Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut është e gatshme që t’ju ndihmojë kompanive vendore të cilat duhet maksimalisht të jenë të kyçur në realizimin e aktivitetet në të gjitha fazat të projektit për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kjo u tha gjatë takimit të kryetarit të Odës Ekonomike, Branko Azeski dhe bashkëpunëtorëve të tij me udhëheqësit e kompanisë “Bechtel & Enka”.
Në takim Azeski dhe udhëheqësit e kompanisë “Bechtel & Enka” kanë biseduar për dinamikën e zbatimit të aktiviteteve të planifikuara.
Udhëheqësit e kompanisë “Bechtel & Enka” kërkuan nga Oda Ekonomike që të ndihmojnë në sigurimin e fuqisë punëtore, sipas së cilës për të gjithë periudhën e planifikuar, derisa do të zgjasë realizimi i projektit, duhet të arrijë në 4000 punëtorë (staf-inxhinierë të kualifikuar etj, si dhe staf të pakualifikuar-punëtorë të përgjithshëm).
Sektori i ndërtimtarisë në krizë, punëtorë të shumtë largohen –
Vetëm nga sektori i ndërtimtarisë janë larguar rreth 12 mijë punëtorë gjatë vitit të kaluar, e ky fakt është shqetësues thonë nga sindikata e ndërtimtarisë. Kryetari i kësaj sindikate Ivan Peshevski thotë se punëtorët ende nuk janë në pozitën që duhet, ndonëse në vitin që lamë pas arritën një sukses duke nënshkruar marrëveshjen kolektive për të punësuarit në sektorin publik.
“Pagat janë vazhdimisht në rritje, por për ne si përfaqësues të sindikatave mendojmë se ende nuk mjaftojnë për të mbajtur punëtorët, duke pasur parasysh se në sektorin e ndërtimit vitin e kaluar janë larguar rreth 12 mijë punëtorë dhe kjo është një fakt shkatërrues, për një shtet që aspiron për në Bashkimin Evropian. Thjesht t’i largojë punëtorët në perëndim për kushte më të mira dhe paga më të larta në vend që punëdhënësit dhe shteti t’i mbajë ata këtu”, tha Ivan Peshevski, për TV21 nga Sindikata e Ndërtimtarisë dhe Industrisë.
Kryetari i Sindikatës për Ndërtimtari dhe Industri Ivan Peshevski, thotë se sektori i ndërtimtarisë ka ndikimet më të këqija të jashtme dhe kushte të tilla pune që nuk respektohen siç duhet me mjete mbrojtëse personale.
“Për sa i përket sektorit privat, punëtorët në një pjesë të madhe të kompanive janë të ekspozuar ndaj presioneve të tmerrshme për shkak të kushteve të këqija të punës, mund të marrim ndërtimtarinë, industrinë e metaleve, agrokompleksin etj., ku në ditët intensive të ngjeshur atje vërtet punohet jashtë orarit dhe shumë orë te paregjistruara, ku raportojmë vazhdimisht në inspektoratin shtetëror të punës”, ka deklaruar Peshevski.
Më 17 nëntor, gjatë gërmimit për ndërtimin e një objekti, në rrugën “Pirinska” në Shkup ka humbur jetën një punëtor i cili drejtonte ekskavatorin. Pas hetimit të bërë nga Inspektorati i punës doli se gropa e ndërtimit nuk ishte i siguruar siç duhej dhe nuk janë ndërmarrë kushte të sigurta për punëtorët. Ky është rasti i fundit i vdekjes së një punëtori në vendin e punës, në fakt vetëm një nga 16 rastet të cilët ka evidentuar Inspektorati i punës për vitin 2023, ndërkaq numri i personave të lënduar për vitin që lamë pas gjatë kryerjes së punës është 2005.
Kjo flet që punëtorët në sektorin e ndërtimtarisë trajtohen sikur robër që përpos që nuk u paguhet mundi i tyre fizik nuk arrijnë dot të krijojnë kushte të sigurta pune. Pra, një punëtori në ndërtimtari i duhet të marr parasysh edhe rrezikun që mund t’i cenohet çdo ditë pune e drejta për të vazhduar për të jetuar.
Kujtojmë që, në vendin tonë ka pasur mjaftueshëm punëtorë por janë kushtëzuar të kenë libreza partiake për tu punësuar, ka pasur çmimore punësimi duke filluar nga 5.000 euro e sipër. Pastaj çështja e sigurisë në punë, pagesa në kohë të rregullt, trajtimi nga punëdhënësit gjitha këto janë vetëm një shtytje shtesë. Dhe, gjitha këto pengesa gjatë punësimit të të rinjve kanë ndikuar në shpërthimin e revoltës së tyre me largim nga vendi. Në fakt, keqbërja politike përzuri të rinjtë e punëtorët nga vendi e mos të relativizohet me sfidë të kohëve moderne. Kjo mund të vlejë për vendet tjera por jo edhe për Maqedoninë e Veriut./Zhurnal.mk