Kosovë

Kërkohet paraburgim ndaj 24 të dyshuarve, që u ndaluan në aksionin e së enjtes në Karaçevë dhe rajone tjera

Zhurnal Ads

Prokuroria Themelore në Gjilan njofton se nga prokurorja e rastit, Rozelida Manastiri është kërkuar caktimi i masës së paraburgimit, në afat prej 30 ditësh, nga Gjykata kompetente në Gjilan, ndaj 24 personave të dyshuar, të cilët janë ndaluar gjatë aksionit të zhvilluar më 01 retor 2020, i cili ka qenë vazhdimësi e aksionit të Karaçevës.

Sipas kërkesës, të pandehurit R.S., L.M., F.A., A.A., N.M., H.Rr., P.Sh., A.D., F.B., R.K., I.Th., R.A., A.Th dhe F.K., që nga muaji nëntor 2019, në zonën kufitare mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, përkatësisht në territorin e fshatit Karaçevë, komuna e Kamenicës, në vazhdimësi, me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, kanë ndërmarrë veprime për të kontrabanduar gjedhe, të cilat i kanë bartur përmes rrugëve ilegale jashtë vijës kufitare, duke iu shmangur kontrollit doganor.

Në këtë mënyrë dyshohen se kanë kryer veprën penale ‘’Kontrabandimi me mallra’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Ndërsa, të pandehurit J.H., N.Sh., Sh.K., K.M., U.A., B.R., A.H., H.M. dhe J.B., që nga muaji dhjetor 2019, si persona përgjegjës të bizneseve për përpunimin e mishit, me dashje dhe me qëllim të përfitimit pasuror, kanë blerë gjedhe, për të cilat kanë pasur dijeni se janë të kontrabanduara dhe me qëllim të shitjes kanë prodhuar dhe vënë në qarkullim produkte të mishit, pa u bërë kontrollet e nevojshme sipas standardeve.

Me këto veprime, dyshohet se kanë kryer veprat penale “Blerja, pranimi ose fshehja  e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”, dhe “Prodhimi dhe vënia në qarkullimin e artikujve të dëmshëm ushqimor”, të KPRK-së.

Ndërsa, i pandehuri I.K., që nga muaji shtator 2019, deri më 18 shtator 2020, në lokalin “Automate  Club”, në fshatin Karaçevë, komuna e Kamenicës, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, në mënyrë të kundërligjshme dhe në vazhdimësi ka organizuar lojërat të fatit, të cilat janë të ndaluara me ligj.

Në këtë mënyrë, ka kryer veprën penale “Organizimi  i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’, të KPRK-së.

Seanca për caktimin e masës së paraburgimit pritet që të mbahet sot para gjyqtarit të procedurës paraprake. /Telegrafi/

Postime të ngjashme

PDK-ja në Qeverinë Hoti, deklarohet zëdhënësi Avni Bytyqi

admin

Shpend Ahmeti përpiqet t’i dhurojë nga 50 euro çdo qytetari të Prishtinës të prekur me Covid-19

D XH

67 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 9 në gjendje më të rëndë

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...