Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Kërkohet paraburgim ndaj tre zyrtarëve policorë lidhur me rastin “Karaçeva”

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti Përgjithshëm, ka kërkuar caktimin e paraburgimit, në kohëzgjatje prej 30 ditësh, nga Gjykata kompetente në Gjilan, ndaj tre  zyrtarëve policorë të Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare – Lindje, tani të pandehurve N.S., N.K. dhe F.K., të cilët janë ndaluar gjatë ditës së djeshme lidhur me rastin ‘’Karaçeva’’.

Sipas kërkesës, dyshohet se të pandehurit, në cilësinë e zyrtarëve policorë, gjatë muajit dhjetor 2019, në zonën e fshatrave të brezit kufitar mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, në mënyrë të vazhdueshme, kanë ndihmuar, fshehur dhe nuk kanë penguar kryerjen e veprave penale, ashtu që personave të ndryshëm iu kanë mundësuar kontrabandimin e mallrave, të cilët kanë kaluar vijën kufitare duke shmangur kontrollin doganor.

Të njëjtit dyshohet se kanë udhëzuar kontrabanduesit se në cilat vende dhe në çfarë kohë të kalojnë, ku me veprimet apo mosveprimet e tyre i kanë shkaktuar dëm material buxhetit të Republikës së Kosovës në shumë të papërcaktuar.

Me këto veprime, të pandehurit dyshohen se kanë kryer veprën penale ‘’Kontrabandimi me mallra’’, nga neni 311 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, për të cilën me urdhër të prokurorit gjenden në ndalim 48 orësh.

Postime të ngjashme

Protestojnë infermierët të punësuar për nevoja të pandemisë, nuk u vazhdohet kontrata

Bekim Laçi

Kosovarët janë populli më bamirës në Ballkan dhe ndër 10 popujt më bujar në botë

Zekirija Haxhiu

Emërohet u.d i Drejtorit të Klinikës Infektive

Bekim Laçi

Në Ditën Botërore të Refugjatëve, përurohet Qendra e rinovuar e Azilit

Bekim Laçi

Mblidhet sot kryesia e Kuvendit

Bekim Laçi

Monitorimi i trafikut me dron nga Policia e Kosovës, jep rezultate

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...