Kërkohet paraburgim për një shpërndarës droge në Shtip, kapet duke shitur kokainë

nga D V

Shkup, 4 shkurt –  Prokuroria Themelore Publike në Shtip ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore kundër një personi për veprën penale “Prodhim dhe shpërndarje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.

Më 18 janar, i dyshuari i ka shitur një personi tjetër gjysmë gram kokainë për 2.500 denarë.

“Më 1 shkurt, në një objekt afarist ku ndodhej i dyshuari është bërë kontrolli dhe aty policia ka gjetur 17 paketime me kokainë, gjithsej 17 gram. Prokurori publik ka dorëzuar propozim gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore në Shtip për caktimin e masës së paraburgimit, pasi ka vlerësuar se janë plotësuar bazat ligjore”, thonë nga Prokuroria.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More