Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Kërkohet përjashtimi i prokurorit Rustemi nga rasti “TNT”, dyshohet për mitmarje

Shkup, 26 janar – Zhurnal.mk – Jovica Strashevski, avokat i ish kryetarit të Gazi Babës, Toni Trajkovski, i akuzuar në rastin “TNT”, sot ka kërkuar përjashtimin nga lënda të Prokurorit Burim Rustemi, përshkak dyshimeve se ai së bashku me Katica Janevën, përmes Bojan Jovanovskit kanë marë 850 mijë euro nga Adrijan Amzoski për tërheqjen e aktakuzës kundër Amzoskit. Amzoski është menaxher i kompanisë “FINE” e cial e ndërtoi objektin tanimë të rënuar “COSMOS”, ndërsa në gusht të vitit të kaluar, si i dëmtuar në rastin e “Lidhjes Ndërkombëtare”, kërkoi dëmshpërblim prej 190.000 eurove, informon Zhurnal.

Kërkesa për përjashtimin e tij bazohet në katër rrethana të cilat shkaktojnë dyshime për paanëshmëri të prokurorit Rustemi, lidhur me punën e tij të deritanishme me rastet “Reket 1” dhe “Reket 2”.

Në arsyetim ëstë shënuar edhe mesazhi që Amzoski i ka dërguar Bojan Jovanovskit pas tërheqjes së akuzës kundër tij.

“PSP e tërhoqi sot akuzën. Faleminderit nga zemra, ajde tani të punojmë në rehati”, i pati shkruar Amzoski Bojan Jovanovskit.

Sipas Rustemit, Amzoski nuk mund të ishte edhe i akuzuar edhe i dëmtuar në një lëndë prandaj dhe e ka tërhequr akuzën duke e shpallur si të dëmtuar.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Afrim Gashi u takua me Shefin e Misionit të OSBE-së në Shkup, z. Clemens Koja

R Zh

Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Z H

Zaev: Qëndrimet e Georgievskit janë qëndrime të tija personale dhe jo të Qeverisë

Z H

Rexhepi: Mbështesim interpelancën e Mexhitit kundër Grubit

R Zh

“Rindërtimi i Sallës Universale do të nis gjatë muajit maj”

Z H

Bishevac: Kërkesat bullgare janë absolutisht të papranueshme dhe joevropiane

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...