Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Kërkohet të mos ketë shtyrje të testit të arritshmërisë dhe maturës

Për dallim nga viti i kaluar, kur testi i arritshmërisë u anulua derisa ai i maturës u shty dy herë për shkak të situatës me pandeminë, këtë vit po planifikohet të mbahen që të dyja.

Në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës kanë bërë të ditur se pas disa takimeve me drejtoritë komunale kanë ardhur në përfundim se testi i arritshmërisë do të mbahet më 21 maj, porse deri atëherë do ta përcjellin situatën me pandeminë.

“MASH-i, varësisht prej zhvillimeve me pandeminë, do ta shqyrtojë në vazhdimësi këtë çështje. Përpos planit të rregullt për zhvillimin e aktiviteteve për përgatitjen e instrumenteve, MASH-i ka edhe praktikën e mbajtjes së suksesshme të testit të maturës 2020 për respektimin e masave anti-COVID”, thuhet në përgjigje.

Ndërkaq, testi i maturës është planifikuar të mbahet më 12 dhe 19 qershor, me ç’rast në çdo klasë do të lejohen vetëm nga 12 nxënës.

Njohësi i çështjeve të arsimit, Rinor Qehaja, ka kërkuar që Ministria t’i bëjë përgatitjet me kohë në mënyrë që të mos ketë shtyrje ose anulim të asnjërit test, siç kishte ndodhur vitin e kaluar. Ai thekson se mbajtja e tyre është shumë e rëndësishme.

“Shtyrja dhe anulimi i testit të maturës dhe atij të arritshmërisë në vitin e kaluar ka pasur një arsye të pandemisë dhe të pazakonshmes që ka ardhur si rezultat i pandemisë, mirëpo është e papranueshme të neglizhohet si proces në këtë vit shkollor, e veçanërisht kur dihet impakti që këto dy teste kanë në proces të regjistrimit të nxënësve në shkollimin e mesëm dhe atë universitar”, thotë ai.

Në mungesë të testit të arritshmërisë, vitin e kaluar nxënësit e klasave të 9-ta u regjistruan në shkolla të mesme vetëm në bazë të suksesit.

Ndërkaq, shtyrja e testit të maturës pati ndikuar që edhe viti akademik 2020/2021 të mos niste me kohë.

Sipas të dhënave zyrtare të MASH-it, këtë vit testit të arritshmërisë duhet t’i nënshtrohen 25. 670 nxënës, kurse atij të maturës 25.100 maturantë të këtij viti dhe rreth 2.000 të viteve të kaluara.

Postime të ngjashme

Ferat Shala do ta udhëheqë Komisionin për Ekonomi, kërkohet bashkëpunim i mirëfilltë

S.B.

Komisioneri Varhelyi uron Kurtin: Kthimi i perspektivës evropiane në një realitet kërkon vazhdimin e shpejtë të dialogut Kosovë-Serbi

S.B.

Konjufca uron qytetarët për muajin e Ramazanit: Ta bëjmë Kosovën vend më të mirë

S.B.

Bekim Haxhiu: Jam duke e pritur një përgjigje për sigurimin e 1 milion vaksinave brenda tri ditësh

S.B.

Sot mbahet seanca e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën

S.B.

BIK fton besimtarët që janë me Covid-19, mos të shkojnë në xhami

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...