Agjencia Zhurnal.mk

Kërkohet test korone për shtetasit e Kosovës, Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnjës

Shkup, 8 korrik, Zhurnal.mk – Komisioni për Sëmundje Infektive rekomandon masa restriktive për shtetasit e Kosovës, Serbisë, Bosnje Hercegovinës dhe Malit të Zi. Në mbledhjen e sotme, sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, është diskutuar që nga nesër shtetasit e këtyre vendeve nëse dëshirojnë të hyjnë në vendin tonë duhet të kenë test negativ PCR për koronavirus, 72 orësh.

Komisioni bëri me dije se këtë propozim do t’ia dorëzoj Qeverisë dhe ata të marrin vendimin final.

Komisioni për Sëmundje Infektive

“Komisioni për Sëmundje Infektive mbajti mbledhje këtë mëngjes në të cilin vendosi që nga nesër të paraqesë një propozim për Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, që për qytetarët e Serbisë, Kosovës, Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Malit të Zi të jetë i detyrueshëm testi negativ PCR, jo më i vjetër se 72 orë, gjatë hyrjes në vend. Rekomandimi i Komisionit është bërë pas rishikimit të situatës aktuale epidemiologjike në vendet e përmendura dhe në përputhje me informacionin e marrë nga autoritetet mjekësore në këto vende. Këtë rekomandim Komisioni do ta dorëzojë në Qeveri, për procedurë të mëtejme”.

Edhe pse kjo çështje është diskutuar që në mëngjes, nga Qeveria nuk kanë marrë asnjë vendim, madje ende as nuk kanë caktuar seancë, në të cilën do të shtrohet kjo çështje.

Oliver Spasovski, kryeministër teknik

“Po, ka sot propozim të tillë nga Komisioni për Sëmundje Infektive, atë do ta rishikojnë në një periudhë sa më të shpejtë të mundshme dhe në bazë të asaj do të sjellim vendim”.

Maqedonia e Veriut më 26 qershor hapi kufijtë pa kushte, përkatësisht pa test PCR për koronavirus, dhe as vetoizolim 14 ditor.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

R ZH

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!