Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Kërkoi dorëheqjen e Bashës, Kadilli video-mesazh për demokratët: Është koha të jemi të vërtetë, një projekt të ri për PD-në

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Fatbardh Kadilli, me anë të një reagimi në rrjetet sociale iu është drejtuar demokratëve me një video-mesazh, ndërsa nuk i ka kursyer kritikat për kryedemokratin Lulzim Basha.

Teksa është vetëkandiduar për të qenë kryetar i PD-së, pasi kërkoi dorëheqjen e Bashës, Kadilli pohon se; “Është koha të jemi të vërtetë me veten si demokratë. Të ofrojmë një qasje të re. Një projekt të ri politik për Partinë Demokratike. Një opozitë të re. Për të gjithë. Me të gjithë.”.

Në mesazhin e tij Kadilli thekson se më e keqja ndodhi, pasi sipas tij në krye të qeverisë u konfirmua një kundërshtar diabolik.

Kadilli tha se të gjitha mëdyshjet dhe shqetësimet që i ngritën liderit Basha, ranë në një vesh shurdhër.

REAGIMI I KADILLIT
“Demokratë dhe mbështetës të PD, më e keqja ndodhi. Një kundërshtar diabolik u rikonfirmua në qeveri. Ne demokratët e shohim veten përsëri në opozitë. Hymë në këto zgjedhje me shpresë, por bashkë me shpresën nxirrte kokë dhe dyshimi se nuk ishte bërë sa duhet. Cili demokrat nuk u shqetësua deri në lodhje nga vonesat e lidershipit, nga mungesa e ekipeve politike në terren? Cili demokrat nuk u lodh deri në rraskapitje nga paqartësitë e lidershipit? Nga mungesa e informacionit për çdo vendim të rëndësishëm? Cili demokrat nuk u rraskapit deri në stërmundim pse nuk u mobilizuan gjithë energjitë, gjithë faktorët dhe gjithë individët që mund të sillnin ndryshimin? Të gjitha dyshimet tona, që i ngritëm me ndershmëri mes nesh, nga anëtari më i thjeshtë, te drejtuesit e degëve e deri në qendër, janë sot pasqyra ku shohim fytyrën e humbjes. Të gjitha mëdyshjet dhe shqetësimet që i ngritëm liderit, me besnikëri, që të na dëgjohej zëri, ranë në një vesh shurdhër. Ato janë sot, kjo e sotme pa të ardhme të qartë. Kundërshtari është ai që është: një dhe i pandryshueshëm. Por, nuk është koha për t’u fshehur pas diabolizmave, hileve dhe arrogancës së tij. Ai ashtu është dhe ashtu do të jetë përsëri. Edhe në përballjen e radhës edhe në zgjedhjet e tjera, ndryshimin e kundërshtarit e bëjmë duke ndryshuar së pari vetë. Duke bërë pyetjen: a duhet të ndryshojmë diçka apo të vazhdojmë kështu se jemi mirë? Është koha të jemi të vërtetë me veten si demokratë. Të ofrojmë një qasje të re. Një projekt të ri politik për Partinë Demokratike. Një opozitë të re. Për të gjithë. Me të gjithë. Gjithkund dhe gjithherë. • #PartiaDemokratike #PD #FatbardhKadilli #Shqiperia #Zgjedhje #ProjektiShpreses #Albania #election

Postime të ngjashme

Rama në France 24: Presim dritën jeshile për negociatat

Lea Muslija

Rama zgjohet mes alpeve shqiptare: Mirmëngjes! (VIDEO)

Lea Muslija

Sot hapen kufijtë Shqipëri-Greqi

Lea Muslija

“Asnjë rast me COVID në Tiranë”, Manasterliu publikon shifrat: Ja sa vaksinime janë kryer deri më tani në vend

Dafina Vidishiqi

Vetëm tri raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Dafina Vidishiqi

Ndihmës Sekretari i Shtetit Reeker do të vizitojë Italinë, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...