Kërkoi të dilte nga burgu, rrëzohet kërkesa e Ilir Beqajt

nga D V

Gjykata e Posaçme rrëzoi kërkesën e Ilir Beqajt për zëvendësim të masës së sigurisë “arrest në burg”.

Në dhjetor Gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për të zgjatur edhe me 3 muaj të tjerë paraburgimin e ish-ministrit të Shëndetësisë dhe të Ermal Kurtulajt.

Sipas SPAK, ata dyshohen se kanë abuzuar me fondet e Bashkimit Evropian me të paktën 8 procedura tenderuese, duke u dakordësuar për fituesin dhe më pas kryer në mënyrë fiktive procedurën për efekt dokumentacioni, si edhe kanë bërë manovra dokumentare, për të fshehur lidhjet e Beqajt dhe Kurtulajt me restorantin në zonën e Kalasë në kryeqytet.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More