Shkup, 27 shtator – Nuk mundet të zëvendësohet korniza negociuese, e as BE-ja nuk mund të japë garanci shtesë se nuk do të ketë kërkesa të tjera. Ky është konstatimi i përgjithshëm i pjesëmarrësve në debatin kushtuar temës “Ardhmëria evropiane e vendeve të rajonit”.
“Ndarja e rrugëtimit evropian të RMV-së dhe Shqipërisë nuk ishte diçka e papritur dhe nuk na befasoi. Sinqerisht këtë gjë nuk duhet të na demotivojë, e ta kuptojmë si fund i botës dhe të lejojmë të ndikojë në rritjen e euroskepticizmit. Nëse ekziston vullnet të mirë në Shkup dhe Sofje për të ndërmarrë hapa urgjente dhe t’i tejkalojmë çështjet senzitive, ne mundemi ta kompensojmë këtë vonesë që do ta kemi me Shqipërinë.”, – theksoi Ana Kërstinovska nga OJQ “Estima”.