Agjencia Zhurnal.mk
Shëndetësi

Këshilla e mjekëve: Mënyra efikase si ta largoni temperaturën e lartë te fëmijët

Antipiretikët janë ilaçe të cilat ulin në mënyrë efikase temperaturën e ngritur te bebet

Ibuprofemi dhe paracetamoli janë dy preparate më shpesh të përdorura.

Ibuprufeni merret në mënyrë orale, ndërkaq paracetamoli mund të merret edhe si supozitor, transmeton Telegrafi.

Intervali i zakonshëm i dozimit– distanca kohore midis dy dozave të të njëjtit ilaç është gjashtë orë. Kur temperatura është e lartë dhe shpesh “ngrihet”, ai interval mund të shkurtohet në katër orë.

Kjo do të thotë që ilaçi i njëjtë mund t’u jepet maksimalisht gjashtë herë brenda 24 orëve.

Natyrisht, është e nevojshme të respektohet dozimi, të cilin më së miri është ta precizojë pediatri.

Bashkë me ilaçet rekomandohet edhe freskimi i bebes – veshja e lehtë dhe dushi në ujë të vakët.

Ibuprufeni dhe paracetamoli te bebet mund të kombinohen, kur temperatura është e lartë dhe ngrihet shpesh.

Fjala është për dy ilaçe të ndryshme, të cilat eliminohen në mënyra të ndryshme, ndërsa kanë efekt të ngjashëm kur është fjala për uljen e temperaturës.

Natyrisht, edhe te kombinimet e këtyre ilaçeve patjetër duhet të kihet kujdes për dozën dhe distancën midis dy dozave.

Më së miri është t’u jepet në mënyrë alternative brufeni dhe paracetamoli – në çdo katër orë, ndërkaq çdo dhënie më e shpeshtë (me distancën më të vogël se katër orë) do të duhej ta precizojë pediatri.

Postime të ngjashme

Rrëshira kuruese e pemës që rritet vetëm ne ishullin grek Chios

S.B.

Një gjë e thjeshtë mund ta pengojë demencian, ndërsa shumica gabimisht mendojnë që është cikërrimë

S.B.

Gjumi i pamjaftueshëm apo gjumi i tepërt e bën zemrën më të vjetër se njeriu? Ja sa duhet të flini

S.B.

Disa arsye pse nuk duhet të përdorni uthull molle

S.B.

Avokado e dobishme për largimin e kolesterinës së keqe

S.B.

Lëngjet që kanë Vitaminë C dhe benefitet e saj

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...