Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi Maqedoni

Këshilli ekonomiko-social është i përkushtuar në thellimin e dialogut social

Shkup, 3 shtator – Zhurnal.mk – Dialogu social ndërmjet palëve të interesuara është i rëndësisë së veçantë dhe në interes të qytetarëve, biznesit, ekonomisë, ka qenë konkludimi i Këshillit ekonomik-social në seancën e sotme, të mbajtur në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale.

Me seancën udhëhoqi ministrja e sapozgjedhur Jagoda Shahpaska, ndërsa pjesëmarrës ka qenë edhe zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, si anëtar i KES-së dhe anëtarë të tjerë të KES-së, përkatësisht përfaqësues të Lidhjes së Sindikatave të RMV-së dhe përfaqësues të Organizatës së Punëdhënësve të Maqedonisë.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska theksoi se thellimi i dialogut mes punëdhënësve, sindikatave si përfaqësues të punëtorëve dhe Qeverisë është i rëndësisë së veçantë, veçanërisht për të sjellë zgjidhje ligjore që do të jenë në interes të të gjitha palëve dhe do të paraprihen nga analiza dhe konsulta e mirë nga të gjithë pjesëmarrësit, kumtoi MPPS.

Zëvendëskryeministri Fatmir Bytyqi, informojnë nga MPPS, nga ana e tij theksoi se takimet si sot dhe përshtypja se të gjithë anëtarët e KSM-së janë në të njëjtën linjë ka rëndësi të madhe në drejtimin që të gjithë palët e interesit që kontribuojnë në zhvillimin e vendit bien dakord dhe të hapur për dialog.

Bytyqi sugjeroi që takime të tilla të mbahen rregullisht, të paktën një herë në muaj, gjë që u mirëprit nga anëtarët e tjerë të Këshillit ekonomik-social.

Seanca e sotme e KSM-së ka pasur për qëllim prezantimin dhe njoftimin fillimisht të anëtarëve dhe ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska dhe prezantimin e mesazheve kryesore të mbrojtura nga të gjithë palët e interesuara e përfshirë dhe të rëndësishëm për qytetarët, ekonominë, shtetin, kumtoi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Postime të ngjashme

Interpelancat në Kuvend, “ping – pong” i qeverisë me opozitën

R Zh

Vazhdon mbledhja e Komisionit për çështje historike, debati mbi figurën e Goce Dellçevit

B L

Gjendja me Kovid-19 po qetësohet, kërkohet vigjilencë në periudhën që vijon

B L

Rrugët në disa vende të lagështa, intensiteti i komunikacionit mesatar

B L

Nuhiu takon Isenin / Gjuha shqipe edhe do të shkruhet edhe do të mbrohet gjithandej

R Zh

Komuna e Çairit shënon ditën e planetit Tokë

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...