Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Këshilli Europian, sot fati i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Këshilli Europian po diskuton sot draftin e vendimeve të krerëve të shteteve që mblidhen më 24-25 qershor. Para takimeve ministrat e disa vendeve kanë bërë apel për besueshmërinë e BE sipas vendimit që do të marrë për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut.
Sekretarja e shtetit e Portugalisë për çështjet europiane ka deklaruar para takimit të Këshillit Europian për çështjet e përgjithshme se sipas rendit të ditës do të ketë diskutim “vertetë të gjatë, por vërtetë të rëndësishëm”. Ana Paola  Zakarias, tha se në përgatitjet për Këshillin Europian të 24-25 qershorit, do të procedohet të martën me dosjen shumë të rëndësishme të zgjerimit. Ajo e konstaton të rëndësishme që është arritur dakordësia për rregullimin e financimit të ndihmës së paraanëtarësimit IPA III që i lejon Bashkimit Europian të financojë zgjerimin. Bashkë me të do të diskutohet se deri ku është mbërritur me procesin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së veriut, do të deklarohet ecuria me Malin e zi dhe Serbinë, duke shpresuar që në fund të ditës të ketë konferenca të përbashkëta me të dy vendet.  

Ministri gjerman Roth nga ana e tij ka bërë pjesë të parë të rëndësisë së diskutimeve zgjerimin duke shpresuar për një vendim të arsyeshëm në fund të ditës. “Fjala është për besueshmërinë e BE-së. Përpara një viti shtetet anëtare morën vendimin për nisjen formale të negociatave me Shqipërinë  Maqedoninë e veriut. Tani duhet përfundimisht vënë në zbatim këtë vendim dhe unë nuk kam asnjë mënyrë për të kuptuar se si këto vendime europiane përmbysen nga marrëshëniet bilaterale dhe jo ato europiane. Ato duhet të qendrojnë në nivele europiane dhe të diskutohen si të tilla. Për këtë jemi ne atje dhe prandaj duhet të shihen jo si probleme bilaterale. Komisioni Europian, qeveria gjermane janë të mendimit që Shqipëria dhe Maqedonia e veriut e kanë bërë pjesën e tyre të detyrimeve dhe prandaj duhet të lejohen më në fund të ecin përpara drejt anëtarësimit. Të 27 vendet anëtare duhet të shprehin mbështetjen e tyre me një zë. Një shtyrje e mëtejshme do të ishte …. Shpresoj që sot të arrihet në një vendim të arsyeshëm. Shpesh jam shumë i çuditur se si ne në çështje strategjike ne mendojmë me pjesë shumë të vogla. Ne duhet ta marrim këtë rajon nën vëzhgim dhe  të mos i cënojmë vlerat tona” tha Roth. 

Arnoldas PRANCKEVIČIUS Zv/ministër i jashtëm i Lituanisë tha se “Është jashtëzakonisht e rëndësishme që më në fund të nisen bisedimet e anëtarësimit për të dy vendet Shqipëri dhe Maqednia e Veriut. Është çështje e besueshmërisë së BE-së dhe zgjerimi ka qenë një nga gjërat më të rëndësishme për vendimet e Be-së  dhe si rrjedhojë nuk duhet kompromentuar si proces”. 

Postime të ngjashme

Zjarret në Shqipëri, situata më problematike në Kukës

D V

Rumania i dhuron Shqipërisë 150 mijë doza vaksine anti-Covid

D V

Peleshi për zjarret në Shqipëri: Të shqetësuar dhe me pak mundësi për të hyrë në Karaburun

D V

Rama reagon për zjarret në Vlorë: Prioritet mbetet evakuimi i banorëve

D V

Ambasada amerikane i reagon Berishës për padinë e ngritur në Gjykatën e Parisit

D V

Momente kritike në Shëngjin, pamjet tregojnë sesi pushuesit bëhen bashkë dhe shpëtojnë disa persona nga mbytja

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...