Agjencia Zhurnal.mk

Këshilli Evropian: Zgjerimi i BE-së, në pranverë

Bruksel, 20 nëntor, Zhurnal.mk – Këshilli për Punë të Përgjithshme nuk ka diskutuar në hollësi për propozim dokument francez për zgjerimin e BE-së.

Ministrja për punë të jashtme e Finlandës, Tupurainen, pas mbarimit të takimit ministror, deklaroi se duhet të pritet formimi i Komisionit të ri evropian në dhjetor dhe më pas të diskutohet nga të gjitha shtetet anëtare dokument propozimi francez. Theksoi se me rëndësi të gjitha vendet anëtare kanë qenë të njëzëshëm për vazhdimin e perspektivës evropiane me Ballkanit Perëndimor.

“Nuk biseduam për propozim francez në detaj… Deri sa nuk kemi komision të ri, nuk kemi as propozim të ri nga komisioni, mendoj se është herët të themi për impaktin e mundshëm të propozimit për Ballkanit Perëndimor. Mirëpresim propozimet e shteteve anëtare, sepse kjo ndikon në mbajtjen e procesit. Të gjithë u pajtuam për perspektivën evropiane të Ballkanit. Theksuam nevojë për reforma dhe ne do të vazhdojmë të diskutojmë për hapat e ardhshëm në këshillin e pranverës”,- deklaroi ministrja e jashtme finlandeze, Tuti Tupurainen.

Propozimi dokumenti i dorëzuar nga Franca nuk nënkupton ndryshimin e rregullave në mes të lojës, tha ministrja franceze për Evropë, Ameli de Monshalan. Sipas saj, metodologjia e re konsiston në avancimin e politikës e BE-së, sepse, sipas saj, politika e BE-së momentalisht ec me dinamikë të ulët.

“Ne nuk i ndryshojmë rregullat që kanë filluar në mes të lojës. Shohim se procesi nuk funksionon, sepse është shumë i ngadalshëm për ata që marrin pjesë në të. Procesi nuk udhëhiqet politikisht, ka automatizëm dhe para së gjithash popujt nuk e gjejnë veten aty”,- tha ministrja për Evropë në Francë, Ameli De Monshalan.

Ndërkohë, 6 ministrat e jashtëm të vendeve të BE-së i kanë dërguar letër kryetarit të Komisionit Evropian, përmes të cilës kërkojnë që Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë t’i hapet rruga eurointegruese dhe në mars të marrin dritë të gjelbër për fillimin e negociatave. Ky mendim i përbashkët vjen nga Austria, Çekia, Sllovakia, Sllovenia, Italia dhe Polonia.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

R ZH

Lajmet e fundit

Loading...