Agjencia Zhurnal.mk

Këshilli Gjyqësor dënon sjelljen e Ruskovskës

Shkup, 20 nëntor, zhurnal.mk – Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së veriut dënon me forcë sjelljen e prokurores publike, Vilma Ruskovska dhe konsideron se ajo shkel Kodin Etikë të Prokurorëve Publikë.

Nga deklaratën e sotme të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut thuhet se si një organ i pavarur i gjyqësorit, është krijuar me qëllim të sigurimit dhe garantimit të pavarësisë të pushtetit të gjyqësorit, duke ushtruar funksionet e tij në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet.

“Për këtë qëllim, ndërsa dhe për deklaratën e prokurores publike për krim të organizuar dhe korrupsion-Shkup, Vilma Ruskovska, në lidhje me vendimin e Këshillit Penal në kuadër të Gjykatës Penale Shkup për caktimin e masës-arrest shtëpiak, për prokuroren Katica Janeva, pas rishikimit në Gjykatën e Apelit, Këshilli i Gjyqësor konstaton se deklaratat e tilla me kërcënime ndaj gjyqtarëve, nga një pjesëmarrësit në procedurat gjyqësore paraqet:

Shkelje të rëndë të parimit të barazisë dhe paanshmëri të pjesëmarrësve në procedurat penale, ndikimi në publik në lidhje me ligjshmërinë e një vendimi gjyqësor në kundërshtim me Kushtetutën dhe rregulloret pozitive ligjore, keqpërdorim i të drejtave në procedurat gjyqësore, ndërhyrje dhe presion i paligjshëm ndaj gjyqtarëve në vendimet gjyqësore, si dhe prishje të imazhit të gjykatës dhe pushtetit të gjyqësorit duke krijuar pasiguri juridike si një nga segmentet e parimit të shtetit të së drejtës, thuhet në deklaratën e Këshillit Gjyqësor të RMV-së.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...