Këshilli Gjyqësor ka marrë vendim që të mbetet e njejtë norma mujore e lëndëve të zgjidhura për gjykatës në gjykatat themelore në vend

nga Xh M

Shkup, 17 prill – Pas një analize dhe mendimi gjithëpërfshirës të gjykatave, Këshilli Gjyqësor, në seancën e sotme të 520-të, përcaktoi numrin e lëndëve të zgjidhura në muaj në gjykatat themelore dhe të apelit, pastaj në Gjykatën Administrative, Gjykatën e Lartë Administrative dhe Gjykatën Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2025. Gjyqtari Hanif Zendeli, anëtar i Këshillit Gjyqësor, thotë se janë marrë parasysh raportet vjetore, numri aktual i gjyqtarëve, si dhe të dhënat nga sistemi AKMIS. Zendeli theksoi se gjyqtarët e Gjykatës së Lartë propozojnë të mos kenë normë dhe nuk duhet të detyrohen të përmbushin një numër orientues të çështjeve të zgjidhura brenda një muaji.

“Duke marrë parasysh numrin e çështjeve, sa gjyqtarë punojnë dhe veprojnë, ne besojmë se e njëjta normë duhet të mbetet siç ishte para vitit 2024. Nga ana e Gjykatës së Lartë Administrative është paraqitur mendim deir te Këshilli Gjyqësor, që ata nuk propozojnë asnjë rritje ose ulje të numrit të çështjeve që përpunohen dhe propozojnë të mos ndryshohet norma dhe ky është edhe propozimi i Komisionit që ia paraqiti Këshillit Gjyqësor”, thotë Zendeli.

Lidhur me Gjykatën Administrative, Komisioni i Këshillit Gjyqësor vërtetoi lidhur me lëndët U1 në vend të 26, që gjykatësi gjatë muajit të zgjidh 22 lëndë, pastaj për U3 në vend 26 të jenë 22, për U4 në vend të 26 të jenë 22 lëndë dhe për USP në vend të 33 të ulet në 30 lëndë të zgjidhura.

Zendeli thotë se për këtë ulje, ata kanë marrë parasysh fondin dhe numrin e çështjeve që gjyqtarët në gjykatën administrative duhet të vendosin, ndërsa në Regjistrat e tjerë, duhet të mbetet i njëjti numër çështjesh të zgjidhura gjatë një muaji, siç ishte në vitin 2024. Sa i përket gjyqtarëve në katër Gjykatat e Apelit në Shkup, Manastir, Gostivar dhe Shtip, të ulet numri i çështjeve të lëndëve në lidhje me Kallëzimin penal nga 20 lëndë në 15 dhe për Kallëzim penal për minorenë në vend të 14 të zgjidhin dhjetë lëndë.

Për gjykatës në gjykatat themelore nuk ka ndryshime, gjegjësisht e kanë normën e njejtë për zgjidhjen e lëndëve gjatë një muaji, si dhe në vitin 2024.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More