Agjencia Zhurnal.mk

Këshilli Gjyqësor ka shkarkuar një gjykatës, për tre të tjerë është ndërprerë procedura

Shkup, 27 janar – Zhurnal.mk – Këshilli Gjyqësor në seancën e sotme shkarkoi një gjykatës për shkak kryerjes joprofesionale dhe të pa ndërgjegjshme të funksionit gjyqësor, ndërkaq për tre gjykatës është ndërprerë procedura, kurse për një gjykatës vendimtare është të plotësohet raporti me të dhëna që janë të nevojshme që të mund Këshilli të vendos.

Kryetari i Këshilli Gjyqësor, Kiro Zdravev deklaroi se nuk mund të thotë se cili gjykatës është shkarkuar, sepse opinioni është përjashtuar nga kjo pikë.

Televizioni Telma publikoi se është shkarkuar gjykatësi i Gjykatës Supreme Risto Katavenovski për të cilin është zhvilluar procedurë për punë joprofesionale dhe të pandërgjegjshme, si dhe për gjykatësit e shkarkuar paraprakisht Jovo Vangelovski dhe Rahilka Stojkovska për heqjen e paraburgimit biznesmenit Sead Koçan derisa ishte në arrati.

Në pyetjen lidhur me zgjedhje e gjashtë gjykatësve për Gjykatën e Apelit, Zdravev tha se edhe ai dëshiron sa është e mundur më shpejtë ta përfundojnë seancën e 320-të, në të cilën është shtyrë pika për zgjedhjen e gjashtë gjykatësve në Gjykatën e Apelit.

Në seancën e sotme të Këshillit Gjyqësor ishte prezent edhe anëtari i KGJ Zoran Terofilovski për të cilin Prokuroria kërkoi paraburgim.

Zdravev duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve lidhur me prezencën e Teofilovskit tha se nuk është se saktë se i mbron anëtarët e Këshillit Gjyqësor.

“Deri tani u pranua kërkesa për marrjen e imunitetit jo vetëm anëtarit të KGJ, por paraprakisht edhe disa gjykatësve kundër të cilëve u parashtrua kërkesë për ngritjen të padisë penale për përgjegjësi për vepra penale konkrete dhe ne atëherë ia morëm imunitetin, megjithatë nuk dhamë pëlqim për paraburgim edhe për gjykatësit edhe për anëtarin e Këshillit Gjyqësor”, thotë Zdravev.

Lidhur me kërkesën e Komisionit Antikorrupsion, Këshilli Gjyqësor t’u dërgojë të dhëna që të ndërtojnë metodologji me të cilën gjykatësit do të kontrollohen nga ana e tyre, Zdravev tha se i kanë dërguar të dhënat që u janë kërkuar edhe se me siguri do të duhet të kenë takim të përbashkët në fillim të muajit të ardhshëm.

Ai potencoi se Këshilli Gjyqësor vepron edhe vendos me kërkesë për konfirmimin e përgjegjësinë të gjykatësve nga aspekti i veprimit profesional dhe të ndërgjegjshëm dhe nga aspekti i respektimit të normave morale-etike. Por siç shtoi, nuk mund KGJ të ndërhyjë në hulumtimin e gjendjes pronësore të gjykatësve.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...