Agjencia Zhurnal.mk.

Këshilli Gjyqësor vepron për lëndën me kursimtarët e Bankës Eurostandard

Shkup, 13 tetor – Këshilli Gjyqësor, si edhe në lëndë të tjera, ashtu vepron edhe për lëndën me kursimtarët në Bankën Eurostandard, për të cilën para pak kohësh Gjykata Apelit në Shkup solli vendim, njoftuan nga Këshilli Gjyqësor Republikan.

“Duke pasur parasysh se në publik u paraqitën informacione në lidhje me rastin, më konkretisht se këshilli i Gjykatës së Apelit ka sjellë vendim në lidhje me ankesën e grupit të kursimtarëve, Këshilli Gjyqësor informon se po ndërmerren masa për konfirmimin e situatës faktike”, informojnë nga Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Nga atje shtojnë se koordinatori për Gjykatën e Apelit në Shkup, nga radhët e Këshillit Gjyqësor, në mbledhjen e sotme ishte i obliguar që ta hetojë lëndën dhe mënyrën e veprimit nga ana e Këshillit të Gjykatës së Apelit në Shkup.

Related posts

Nevojitet ritëm i shpejtë për reformat në gjithë Ballkanin Perëndimor

Xh M

Dy muaj pritje për një pasaportë

Xh M

Karvani i KSHZ-së fillon nesër

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy