Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Këshilli i ambasadorëve: Bullgaria nuk u paraqit si shtet i orientuar evropian

Shkup, 19 nëntor – Zhurnal.mk – Këshilli i ambasadorëve ka shprehur keqardhje përshkak vetos që e vendosi Bullgaria me çka e bllokoi fillimin e negociatave të vendit me BE-në. Në kumtesën e Këshillit të ambasadorëve thuhet se nuk mund të zhvillohen marrdhëniet ndërfqinjësore mes vendeve duke u mohuar popujt, gjuhët e tyre dhe vlerat kulturore nga pozita e zbatimit të vetos si e drejtë ekskluzive e vendit anëtare e Unionit drejt vendeve kandidate apo aspirante, informon Zhurnal.

“Me këtë veprim të pashembullt, Republika e Bullgarisë nuk u paraqit para botës si vend i orientuar evropian që respekton dhe zbaton vlerat evropiane dhe standardet për vetpërcaktim, të drejtat e njeriut, demokracinë, gjuhët dhe vlerat kulturore dhe dallimet. Këshilli i ambasadorëve konsideron se nëse lëshohet mundësia për zgjidhje adekuate deri në dhe në samitin e BE-së, se në korniza të reformave të fundit të procesit për zgjerim të Unionit Evropian, do të lëshohet mundësia për përmirësim të principit të konsensusit të përgjithshëm gjatë sjelljes së vendimeve me mënyrë më të sofistikuar dhe më efikas të sjelljes së vendimeve”, thuhet në komunikatë.

Këshilli i ambasadorëve i thërret vendet anëtare të BE-së, e veçanërisht Bullgarinë, të investojnë përpjekje të vërteta dhe të kontribojnë në këshillin evropian që tësillet vendimi i vërtetë, gjegjësisht në dhjetor, Republika e Maqedonisë së veriut dhe BE-ja të mbajnë konferencën e parë ndërqeveritare dhe të fillojnë negociatat për anëtarësim në BE.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Në fshatin Nerasht u mbajt kuvendi i nëndegës së Lëvizjes BESA

Dafina Vidishiqi

Mungojnë punëtorët në Maqedoni, sindikata: Situata alarmante, paguani punëtorët sa duhet

Dafina Vidishiqi

Vazhdon çmontimi i anijeve në lumin Vardar

Dafina Vidishiqi

Palmer: Me rëndësi është të përshpejtohet aderimi i Maqedonisë së Veriut në BE

Dafina Vidishiqi

“Muhafizi i 200 hafizave i’a dorëzoi shpirtin krijuesit të vet”

Dafina Vidishiqi

Hysni Ismaili pjesëmarrës në Sesionin e tetë plenar të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore që mbahet në Antali të Turqisë i ri

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...