Shkup, 6 tetor – Zhurnal.mk – Kryetari i Këshillit të ambasadorëve Ljupço Arsovski, nënkryetarët Muhamed Halili dhe anëtari i bordit eksekutiv Tihomir Ilievski, sot e vizituan ambasadorin e Republikës së Francës, Kristian Timonier i cili po e përfundon misionin diplomatik në vendin tonë, informon Zhurnal.
Në një bisedë miqësore ata e kanë theksuar aktivitetin frytdhënës të ambasadorit francez i cili si diplomat profesionist me një edukim të jashtëzakonshëm dhe njohje të thellë të historisë të Maqedonisë, kulturës dhe literaturës, i zgjeroi dhe përforcooi marrdhëniet dhe bashkëpunimin mes dy vendeve mike. Në takim u fol në veçanti për eurointegrimet si dhe për bashkëpunimin ballkanik.
“Në shënimin e përfundimit të misionit të ekselencës së tij, gjetëm mundësinë t’i ndajmë diplomë për merita, të cilën e ndanë bordi eksekutiv të Këshillit të ambasadorëve veçanërisht edhe për pjesmarjen e tij aktive dhe bashkëpunim në Këshill”, theksojnë nga Këshilli i ambasadorëve.//Zhurnal.mk