Agjencia Zhurnal.mk

Këshilli i Ambasadorëve: Me prezantimin e projekt kornizës, jemi më afër datës për fillim të negociatave

Shkup, 3 korrik – Zhurnal.mk – Shoqata e Politikave të Jashtme dhe Ndërkombëtare “Këshilli i Ambasadorëve” sot përmes kumtesës e përshëndeti lajmin që Komisioni Evropian i ka dorëzuar Këshillit të BE-së projekt-kornizën për negociata midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian.

“Këshilli i Ambasadorëve beson se në kohë të një situate jashtëzakonisht komplekse pandemike, çështja e procedurës për fillimin e negociatave në Ballkanin Perëndimor dhe veçanërisht për vendin tonë është e rëndësishme për rrugën drejt integrimeve evropiane. Fakt është se nga pavarësia e deri më sot, ne jemi shumë më afër që vendi më në fund të marrë datë për fillimin e procesit të negociatave. Marrëveshjet e arritura me Bullgarinë dhe Greqinë konfirmojnë se në tre vitet e fundit ne kemi punuar intensivisht për të hapur një faqe të re në marrëdhëniet ndërkombëtare, e cila i ka përmirësuar marrëdhëniet fqinjësore, një nga kriteret kryesore të Kopenhagës”, theksojnë nga Këshilli i Ambasadorëve.

Këshilli i Ambasadorëve gjithashtu i falënderoi institucionet shtetërore dhe liderët e Kroacisë për përpjekjet e tyre për ta mbështetur vendin tonë gjatë miratimit të vendimit për hapjen e procesit të negociatave të BE-së gjatë kryesimit të saj me Unionin.

“Këshilli i Ambasadorëve është i bindur që tani e tutje ne do të punojmë së bashku në vend dhe do t’i përfundojmë reformat e kërkuara më tej dhe më në fund gjatë presidencës gjermane të zhvillojmë një konferencë ndërqeveritare dhe më në fund Republika e Maqedonisë së Veriut të marrë një datë për t’i filluar negociatat. Këshilli është gjithashtu i bindur që vendi i ka bërë përgatitjet e nevojshme për përfundim sa më të shpejtë të negociatave, të cilat do ta përfundojnë me sukses të gjithë procesin e integrimit në BE. Për ta finalizuar me sukses këtë proces, Këshilli u bën thirrje qytetarëve, partive politike dhe qeverisë së ardhshme të kontribuojnë pa rezervë dhe me një përgjegjësi të madhe në luftën kundër koronavirusit dhe veçanërisht në procesin parazgjedhor për të zhvilluar me sukses zgjedhje të lira, demokratike dhe korrekte,” porositën nga Këshilli i Ambasadorëve.

Këshilli i Ambasadorëve shpreh gjithashtu keqardhje që, siç thonë ata, disa parti politike në videot e tyre parazgjedhore dhe herë pas here me zhargon politik të vrazhdë dhe fyes, kthehen në tema tashmë të harruara nga e kaluara, në vend që të ofrojnë perspektiva evropiane për qytetarët. Në këtë kontekst, Këshilli konsideron se përfshirja e fëmijëve në ngjarje politike është një veprim i papërshtatshëm në kundërshtim me konventat ndërkombëtare dhe si i tillë meriton dënim, theksohet në deklaratë.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!