Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Këshilli i Ambasadorëve reagon ndaj paralajmërimeve për ndryshim të kufijve në Ballkan

Shkup, 19 prill – Zhurnal.mk – Këshilli i Ambasadorëve po ndjekë nga afër paralajmërimet për ndryshim të kufijve në Ballkan, e kështu kanë dalë me një komunikatë zyrtare.

Sipas asaj që thuhet në komunikatë, kjo ide është tejet e rrezikshme ndërsa Sllovenia po e bënë këtë në prag të marjes së presidencës me BE-në në maj të këtij viti.

“Këshilli i ambasadorëve po ndjek nga afër reagimet fillestare, perceptimet, reflektimet dhe komentet mbi gjenezën e NON PEJPERI-it, i cili konspiron ndryshim të kufijve të Ballkanit. Ai sipas të gjitha gjasave origjinën e ka nga Sllovenia miqësore dhe kryeministri i saj, të cilët janë vendosur të marrin presidencën e Bashkimit Evropian në maj. Fakti është se tezat kryesore janë hedhur në letër në formën e një ideje jashtëzakonisht të rrezikshme, për të cilën, si në rashomoninë e njohur filmike, pasuan deklarata të ndryshme kontradiktore”, thuhet në komunikatë.

Nga Këshilli i ambasadorëve theksojnë se situata të tilla shkaktojnë destabilizim dhe përshëndesin reagimin e Stejt departmentit amerikan, ku thuhet që shtetet duhet respektuar marrëveshjet aktuale për paqe.

“Këshilli thekson me shumë habi dhe shqetësim faktin se disa nga vendet e Ballkanit, tani anëtare të plotfuqishmr të NATO-s dhe kandidatë për anëtarësim në BE, ndodhen në letër, duke projektuar situata që nuk duhet dhe nuk mund të zgjidhen në qarqet e izoluara evropiane, dhe/ose kabinete të dikujt. Prandaj, Këshilli e vlerëson shumë reagimin e shpejtë të Departamentit të Shtetit, i cili kujton marrëveshjet kryesore që janë arritur tashmë për paqen dhe bashkëpunimin në rajonin e Ballkanit dhe që duhet të zbatohen në realitet”, thuhet në reagim.

Këshilli është i bindur se etnocentrizmi, nacionalizmi dhe rivendosja e kufijve do të çonte në gjakderdhje të re me pasoja të paparashikueshme për të gjithë rajonin e EJL.

Këshilli i ambasadorëve paralajmëron se NON-PEJPER-i është një lojë e rrezikshme që mund të përshkallëzohet në një “ortek katastrofik të shkaktuar nga një top i vogël dëbore”.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

“KUJDES”/ Lajmi në disa media maqedonase për një incident, krisma me armë dhe për viktima në Çento, i PAVËRTETË (Fake News)!

R Zh

Vetoja bullgare mund të shkaktoj krizë politike në vend

R Zh

Zhurnal raporton / Aksident i rënd në Çento-Shkup

mobile

Akuza të tjera ndaj ish-kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski

R Zh

Izet Mexhiti: Urime dhe për shumë vite festa e Fitër Bajramit

R Zh

George Robertson: Bullgaria të tërheq veton kundër Maqedonisë së Veriut

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...