Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Këshilli i BE-së me mbështetje të madhe për propozimin portugez

Shkup, 18 qershor – Burime të larta diplomatike për MIA-n kanë konfirmuar se mes shteteve anëtare të BE-së ka mbështetje “të madhe” për propozimin që ka sjellë presidenca portugeze kohë më parë për tejkalimin e kontestit mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, njofton korrespondentja e MIA-s në Bruksel.

Për disa ditë, ministrat për punë evropiane të 27 vendeve anëtare të BE-së do të mblidhen në Luksemburg ku do të debatojnë për kornizën negociuese për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe mbajtjen e Konferencës së parë ndërqeveritare me këto dy vende.

Portugalia e cila ka bërë përpjekje në procesin e pajtimit mes Shkupit dhe Sofjes përmes propozimit formal, nuk tërhiqet nga mundësia të gjendet zgjidhje deri më 22 qershor mes dy palëve, nga ku do varen edhe rezultatet e negociatave dypalëshe në nivel më të lartë e që janë në vijim.

“Propozimi portugez ka për qëllim të hap rrugën e gjetjes së zgjidhjes së pranueshme që do të marrë parasysh preokupimet e vendit anëtar dhe te vendit kandidat, por kuptohet se është esenciale të merren parasysh preokupimet e të gjitha vendeve tjera në Këshill, ku vendimi miratohet njëzëri. Ka më shumë kontakte në nivel të ndryshëm, në nivel më të lartë, presidenti portugez udhëton në Sofje në ditët e para në qershor dhe ka përcaktim të madh të presidencës për gjetjen e zgjidhjes”, ka sqaruar për MIA-n, diplomati i lartë i BE-së i përfshirë në procesin.

Në takimin e fundit të ambasadorëve në fillim të kësaj jave mes dy vendeve anëtare të BE-së është biseduar poashtu edhe për Maqedoninë e Veriut dhe diplomatët konfirmojnë se mbështetja për propozimin portugez është shumë e madhe.

“Tani presim pas kontakteve bilaterale në nivel më të lartë mes vendeve kandidate dhe vendeve anëtare të sjellim vendim të Këshillit për punë të përgjithshme, ambicia e presidencës portugeze ka qenë të hapen negociatat edhe me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe kjo mbetet ambicie e presidencës portugeze edhe më tej”, ka thënë burim i lartë diplomatik për MIA-n.

Më shumë vende të BE-së poashtu vlerësojnë se Tirana dhe Shkupi nuk duhet të ndahen.

Por deri tani porositë nga pala maqedonase janë të përmbajtura. Kryeministri Zoran Zaev gjatë vizitës së fundit në Bruksel të hënën dhe takimin me presidentin bullgar Rumen Radev përsëriti se nuk dëshiron t’i ngritë pritshmëritë e qytetarëve për dritë të gjelbër më 22 qershor me faktin se Bullgaria ka qeveri teknike.

Postime të ngjashme

Deri në tre orë pritje në kufirin Serbi-Maqedoni! Mërgimtarët ankohen: Kjo është e tepërt

D V

Këto vendime solli kryesia qendrore e ASH-së

D V

Bexheti në mbështetje të vlerave kulturore e artistike

D V

Mersel Bilalli: Në duart e Besës është “çelësi i qeverisë”

D V

Ohri mbeti në listën e UNESCO-s, do të jetë nën mbikëqyrje të rreptë

D V

U harxhuan miliona, por shatërvanët në qendër të Shkupit nuk punojnë!

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...