Shkup, 28 shkurt – Këshilli i Prokurorëve Publikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut vendosi që ta shqyrtojë kërkesën e prokurores Natasha Kërstevska Caleva për lirim nga detyra në Prokurorinë e Lartë Publike në përbërje të plotë, pasiqë në seancën e sotme nuk ishin të pranishme anëtaret Keti Petkova dhe Elena Dogazanska Koleva.
Kërstevska Caleva ishte emëruar për shefe në Prokurorinë e Lartë Publike Shkup deri zgjat largimi i prokurorit të lartë publik Mustafa Hajrullahi. Propozimin për emërimin e saj e ka bërë prokurori publik i Republikës Ljupço Koceski.
Këshilli sot ka konfirmuar dhe numrin e 45 vende të lira të prokurorëve publikë për dy vitet e ardhshme. Gjithashtu, miratoi njëzëri dhe llogarinë përfundimtare për vitin 2024. Kryetarja e KPPMV, Dushica Dimitrievska, elaboroi se nga 33.850.000 denarët e parashikuar, janë shfrytëzuar gjithsej 32.500.304 denarë.
“Shpenzimet më të mëdha kanë të bëjnë me pagat dhe kontributet (2.867.659 denarë), përderisa, shpenzimet për udhëtim dhe shpenzime ditore janë zero denarë, sepse nuk kemi asnjë udhëtim jashtë vendit”, tha ajo.