Maqedoni

Këshilli i protestave kundër rritjes së çmimit të rrymës me thirrje për mbështetje masive ditën e premte

Zhurnal Ads

Shkup, 3 shtator, zhurnal.mk – Këshilli Organizativ i protestave kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, ka bërë thirrje për mbështetje të iniciativës së tyre nga të gjithë qytetarët ditën e premte.

Ata thonë se do të vazhdojnë me protestat deri në përmbushjen e kërkesave të tyre. Por shprehin dyshime se kompanitë energjetikë bëjnë përpjekje për të njollosur vullnetin e qytetarëve dhe aktivizimin e këshillit.

“Që nga fillimi i protestave paqësore në mbarë vendin ndaj shtrenjtimit të rrymës në Maqedoni, Këshilli Organizativ ka zhvilluar protesta të suksesshme për të parandaluar vjedhjen e xhepit të qytetarit nga MEPSO, ELEM, KRRE dhe EVN. Të gjithë jemi dëshmitarë se reagimi qytetar çdoherë e më shumë bëhet më i fortë ndaj këtyre oligarkëve dhe jo rastësisht qytetarët i përgjigjen në mënyrë të fuqishme çdo proteste. Kohëve të fundit bëhen përpjekje të ndryshme nga këto kompani që të baltosin vullnetin qytetar dhe aktivizimin e Këshillit Organizativ. Nga burime të brendshme kemi informacione se, përgatiten skenare nga këto kompani që të zbehin besimin e popoullit ndaj Këshillit Organizativ”.

“Një ndër skenarët që duan të na mveshin është djegia e trafo-stacioneve. Njëjtë siç vepruan me SPIN skenarin dhe djegien e veturave të EVN-së, kinse ne i kemi bërë. Kjo bëhet me qëllim për të defokusuar qëllimin tonë të pastër dhe të instalojnë mllef tek populli ndaj nesh. Por, le ta dijnë se këto skenare nuk pijnë ujë tek populli. Ata mundohen të paraqesin një realitet tjetër, të trilluar dhe të devijojnë nismën tonë. Por mos të lodhen kot, sepse qytetarët dijnë të bëjnë dallimin midis realitetit dhe trillimeve. Realiteti janë faturat e larta dhe të papërballueshme”.

“Në vend që të mendojnë se si t’i ndihmojnë qytetarët, gjegjësisht të shfuqizojnë vendimin për rritjen e energjisë elektrike për familjet, ata shfrytëzojnë që kohën e pandemisë ta bëjnë edhe më të vështirë. Për hir të jetesës jo të mirë, po për hir të fitimit të pisët, ngrihen tarifa për të dërmuar edhe më tej ekonominë e çdo familje!”, thonë nga Këshilli Organizativ.

Ata më tej shtojnë se nuk do të tërhiqen deri në realizimin e kërkesave të Këshillit Organizativ.

“Shfrytëzojmë rastin që t’ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që t’i bashkohen Marshit të madh protestues së ditës së premte, në ora 7PM, në sheshin ILIRIA deri te EVN”, thuhet në njoftimin e këshillit.

Postime të ngjashme

Kuzeska: Rritja e cmimit të rrymës nuk është arsye për protestë por gënjeshtër ndaj popullit

T E

Moratoriumi për kafshët ekzotike në Kinë/ Besohet se konsumimi i gjitarëve të egër ndikoi në përhapjen e Covid-19

R ZH

SASHK kërkon kompensim për mësimdhënësit, MASH: Presim të bëhen llogaritjet e orëve shtesë

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...