Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Këshilli i Sigurimit i OKB-së zhvilloi takimin urgjent për situatën në Jerusalem

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara zhvilloi takimin e dytë urgjent këtë të mërkurë për situatën mes Izraelit dhe Gazës. Thuajse gjithë komuniteteti ndërkombëtar bën thirrje për qetësim, sepse Kombet e Bashkuara i druhen një “lufte në shkallë të plotë” ngaqë konflikti është përshkallëzuar ndjeshëm.

Shkëmbimi vdekjeprurës i zjarrit mes palestinezëve në Rripin e Gazës dhe ushtrisë izraelite është përshkallëzuar ndjeshëm këtë të mërkurë, ndërsa Kombet e Bashkuara i druhen një “lufte në shkallë të plotë”, transmeton oranews.

Mediet izraelite njoftojnë se më shumë se 1.000 raketa janë qëlluar në drejtim të Izraelit nga militantët palestinezë.

Ndërkohë, Izraeli ka kryer qindra sulme ajrore, duke shkatërruar dy blloqe kullash në Gaza.

Deri më tani, të paktën 53 palestinezë dhe gjashtë izraelitë kanë humbur jetën që nga e hëna.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara António Guterres tha se ai ishte “shumë i shqetësuar” nga dhuna e vazhdueshme.

Mediet izraelite njoftojnë se disa liderë të Hamasit në Gaza kanë humbur jetën si pasojë e goditjeve të ushtrisë izraelite.

Komuniteti ndërkombëtar po kërkon njëzëri ndaljen e dhunës dhe Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara bëri këtë të mërkurë mbledhjen e dytë urgjente për të dalë në një qëndrim të përbashkët për situatën.

Luftimet u shkaktuan si pasojë e një përleshjeje palestinezëve dhe policisë Izraelite në një kompleks të shenjtë në Jeruzalemin Lindor. Vendi respektohet si nga myslimanët, ashtu edhe nga hebrenjtë.

Postime të ngjashme

Biden emëron Thomas Knids ambasador të SHBA-së në Izrael

Dafina Vidishiqi

Gjermania ka një kompjuter kuantik, Merkel e quan atë një “mrekulli”

Dafina Vidishiqi

Policët belgë që ruajtën Bidenin në Bruksel nga ndonjë sulm i mundshëm me dron – ata përdorën pushkë unike

Dafina Vidishiqi

Samiti Biden-Putin: Do të zgjasë deri në pesë orë në një vilë pa ushqim

Dafina Vidishiqi

Wuhan, flet për herë të parë shkencëtarja e lakuriqëve të natës, ja çfarë deklaron

Dafina Vidishiqi

Harris në Bruksel: Së bashku ta forcojmë demokracinë në botë

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...