Këshilli i Sigurimit i qeverisë bullgare javën e ardhshme do ta analizojë politikën ndaj Maqedonisë së Veriut

Shkup, 9 shtator  – Këshilli i Sigurisë pranë Këshillit të Ministrave të Bullgarisë do të diskutojë javën e ardhshme për nevojën për ta analizuar dhe azhurnuar politikën e përgjithshme të Sofjes ndaj Republikës së Maqedonisë së Veriut, njoftoi BTA.

 

Kryeministri i Bullgarisë Stefan Janev, sot para gazetarëve në Këshillin e Ministrave, deklaroi se ka tema që janë në agjendën e shoqërisë dhe se një nga këto tema është nevoja për të analizuar dhe azhurnuar politikën e përgjithshme të Bullgarisë ndaj Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Kjo i referohet veçanërisht pjesës së zhvillimit të procesit politik në Republikën e Maqedonisë së Veriut, por edhe sjelljes sonë politike dhe kërkimit të zgjidhjeve të ardhshme në interes të popujve të të dy vendeve”, tha Janev.

Sipas Janevit, propozimi është të diskutohet mbi politikën e përgjithshme të Bullgarisë ndaj Republikës së Maqedonisë së Veriut, pa u ekspozuar në kuadrin e miratuar nga Parlamenti bullgar.

“Qëllimi është të kërkojmë zgjidhje praktike që do të japin pikënisje në politikën e jashtme të Bullgarisë, në mënyrë që të kuptohet midis aleatëve të saj në BE dhe të ketë mesazhe dhe zgjidhje të qëndrueshme në interes të interesit tonë kombëtar,” tha Stefan Janev, transmeton BTA. 

Related posts

Ahmeti obligon kandidatët e BDI-së me 5 përbetime programore

Redaksia

Despotovski: Aktivitet më i madh në zonat ekonomike gjatë 20 viteve të kaluara

Z H

MSH: 78 për qind e rasteve të reja dhe 80 për qind e të hospitalizuarve me Kovid-19 ja në të pavaksinuar

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More