Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Këshilli i Sigurimit të OKB-së kërkon armëpushim në Gazë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka kërkuar armëpushim të menjëhershëm midis ushtrisë izraelite dhe militantëve palestinezë të Hamasit. 14 nga 15 shtetet anëtare tentuan të dalin me një deklaratë të përbashkët, por përfaqësuesja e Amerikës sërish kërkoi kohë për të shteruar opsionet diplomatike.

Luftimet në Gaza, e diela shënoi rekord vrasjesh, mbi 40 palestinezë të vrarë

“Ne besojmë se izraelitët dhe palestinezët kanë të njëjtat të drejta për të jetuar në paqe dhe të sigurt. Dhuna e tanishme ua ka mohuar të dyja komuniteteve këtë të drejtë themelore.”

E diela ishte dita më e përgjakshme në Gazë, me 42 të vrarë.

Numri i viktimave e ka kaluar shifrën 200, pas një jave konflikti mes palëve.

Militantët e Hamasit që kontrollojnë Rripin e Gazës kanë lëshuar mbi 3 mijë raketa drejt Izraelit, ndërsa ky i fundit shtoi kundërsulmin në fundjavë duke goditur pjesë të tuneleve nëntokësore që grupi islamik ka ndërtuar poshtë zonave të banuara të qytetit për të ruajtur trupat dhe arsenalin e vet luftarak.

‘Britmat nën rrënoja’, mes 42 të vrarëve në sulmin ajror izraelit në Gaza edhe fëmijë

Sulmet mes palëve u dënuan si nga kryediplomati i Palestinës, edhe nga përfaqësuesi i Izraelit në Kombet e Bashkuara, oranews.

“Izraeli vazhdon t’ju thotë vëreni veten në vendin tonë, por po vepron si një fuqi pushtuese dhe koloniale. Ndërhyni tani për të ndalur agresionin mbi popullin, shtëpitë, tokat tona.”

“Hamasi po shënjestron civilët, ndërsa Izraeli, terroristët. Po bëjmë çdo përpjekje për t’i shmangur këto dëme. E kundërta me Hamasin.”

Përpos, në fushë betejë, edhe të dielën vijoi rebelimi i qytetarëve palestinezë dhe arabëve të Izraelit kundër komunitetit dhe forcave izraelite të sigurisë.

Postime të ngjashme

Guvernatori i Nju Jorkut “ka ngacmuar seksualisht disa gra”

D V

Lituania miraton “përdorimin e forcës” për të mbajtur migrantët larg kufirit

D V

Vuhani do të testojë gjithë popullsinë për koronavirus

D V

NATO-ja dënon sulmin ndaj cisternës izraelite

D V

Vuçiq padit vetveten

D V

BE-ja dhe SHBA-ja kritikojnë përpjekjen për kthimin e atletes në Bjellorusi

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...