Këshilli i sigurisë në përbërje të plotë, Siljanovska Davkova emëroi anëtarë të ri

nga Xh M

Shkup, 16 shtator – Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, për anëtarë të Këshillit të sigurisë i emëroi Malinka Ristevska Jordanovën – eksperte për eurointegrime, Xhevdet Hajredinin – ish-ministër i Financave dhe Vlladimir Spiridonovin – ekspert për ndryshime klimatike. Me emërimin e tre anëtarëve, siç informojnë nga Kabineti i presidentes Slijanovska Davkova, Këshilli i Sigurimit i Republikës së Maqedonisë së Veriut është në përbërje të plotë.

Në krye të Këshillit të sigurisë është presidentja Gordana Siljanovska Davkova.

Anëtarë të Këshillit të sigurimit janë kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi; kryetari i Qeverisë, Hristian Mickoski; ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski; ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski; ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, TImço Mucunski, si dhe Malinka Ristevska Jordanova, Xhevdet Hajredini dhe Vlladimir Spiridonov, të cilët sot u emëruan nga presidentja, në pajtim me kompetencat e saja kushtetuese.

Këshilli për siguri është trupi më i lartë këshilldhënës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, i cili i shqyrton çështjet lidhur me sigurinë dhe mbrojtjen e Republikës dhe jep propozime në Kuvend dhe në Qeveri.

Mënyra e punës e Këshillit për siguri të Republikës së Maqedonisë së Veriut, mënyra e realizimit të të drejtave dhe përmbushjes së detyrave të anëtarëve të Këshillit, thirrja dhe mbajtja e mbledhjeve, zbatimi i qëndrimeve të marra, nismat e ndërmarra dhe mendimet dhe propozimet e dhëna, informimi për punën e vet, si dhe çështje të tjera lidhur me organizimin dhe mënyrën e punës së Këshillit, janë caktuar me Rregullroen për punë të Këshillit për siguri të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Mbledhjet e Këshillit janë të mbyllura. Në raste të caktuara mbledhjet mund të jenë edhe publike, për atë vendosë kreu i Këshillit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More