Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Këshilli i Stabilizim-Asociimit mes Shqipërisë dhe BE-së/ Vlerësohen organet e reja që po luftojnë anti-korrupsionin dhe krimin e organizuar

Organet e reja të drejtësisë që po luftojnë anti korrupsionin dhe krimin e organizuar janë vlerësuar nga ndërkombëtarët.

Në deklaratën e përbashkët e përfundimit të takimit të 11-të të Këshillit të Stabilizim Asociimit mes BE-së dhe Shqipërisë, ku i pranishëm ishte dhe kryeministri Edi Rama dhe ministrja Olta Xhacka, u theksua se organet e reja të drejtësisë kanë filluar të veprojnë sërish, mes tyre Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë.

“Këshilli i SA rishikoi dhe vuri në dukje progresin në fushat e reformave duke përfshirë shtetin e së drejtës dhe gjyqësorin, respektimin e të drejtave themelore, administratën publike, politikën ekonomike, arsimin dhe punësimin, ndërlidhshmërinë dhe axhendën e gjelbër. Këshilli i SA vlerësoi vendosmërinë e Shqipërisë në zbatimin e reformave të lidhura me procesin e integrimit evropian. Një theks i veçantë u vu tek procesi i rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve (“procesi i vetingut”) si edhe tek Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë, që kanë rifilluar tashmë nga puna.

Këshilli i SA vlerësoi pozitivisht se organet e reja të specializuara të Shqipërisë për të luftuar anti-korrupsionin dhe krimin e organizuar kanë filluar të veprojnë. U diskutua gjithashtu përparimi në zbatimin e planit të veprimit të Task Forcës së Aksionit Financiar (FATF) për luftën kundër pastrimit të parave. Këshilli i SA theksoi rëndësinë e vazhdimit të përpjekjeve të reformës, veçanërisht në lidhje me emërimet e gjyqtarëve dhe hetuesve, si dhe procedimin e vazhdueshëm të çështjeve në pritje dhe forcimin e mëtejshëm të historikut të zbatimit të ligjit”, thuhet në deklaratë.

Ende mbetet e paqartë se cila do të jetë data e konferencës së parë ndërqeveritare me Shqipërinë, ndërsa përpjekjet e Shqipërisë për anëtarësim në BE janë cilësuar si shembull pozitiv.

“Këshilli i SA gjithashtu nënvizoi përafrimin e vazhdueshëm 100% të Shqipërisë me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së, duke vlerësuar se kjo përcjell një sinjal të fortë të orientimit strategjik të Shqipërisë dhe angazhimit ndaj synimit të saj për anëtarësim në BE dhe shërben si një shembull pozitiv për të gjithë rajonin”, thuhet në deklaratë.

Sa i përket zgjedhjeve të 25 prillit, Këshilli thotë se është bërë përparim dhe theksohet se në një periudhë të tillë është shumë e rëndësishme dialogu konstruktiv mes të të gjitha palëve politike.

“Këshilli i SA shënoi përparimin e bërë në përgatitjet praktike për zgjedhjet e ardhshme. Në këtë drejtim, Këshilli i SA ra dakord mbi nevojën për ndjekje të mëtejshme të të gjitha aspekteve që përfshihen në rekomandimet e OSBE / ODIHR, si dhe rekomandimet e Komisionit të Venecias në lidhje me zgjedhjet e ardhshme. Dialogu konstruktiv dhe gjithëpërfshirës midis partive politike dhe bashkëpunimi në Parlamentin e Shqipërisë do të jenë thelbësore për përparimin e mëtejshëm të reformave dhe për qëndrueshmërinë e përgjithshme të angazhimit në procesin e integrimit në BE”, thuhet më tej në deklaratë.

Ky takimi u drejtua nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë / Zëvendëspresidenti i Komisionit, Josep Borrell. Delegacioni shqiptar drejtohej nga Kryeministri i Shqipërisë,  Edi Rama i shoqëruar nga ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla dhe Kryenegociatori për Shqipërinë në BE, Zef Mazi. Komisioneri për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Olivér Várhelyi, ishte gjithashtu i pranishëm duke përfaqësuar Komisionin Evropian.

Deklarata e plotë

Më 1 Mars 2021, në Bruksel, u zhvillua takimi i njëmbëdhjetë Këshilli i Stabilizim-Asociimit (Këshilli i SA) midis Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian.

Këshilli i SA i njohu sfidat e jashtëzakonshme që Shqipërisë i është dashur të përballojë për shkak të tërmetit shkatërrues të 2019, të amplifikuara edhe me sfidat e shkaktuara nga pandemia e COVID-19. Në këtë kontekst, Këshilli i SA risolli në vëmendje mbështetjen e paprecedentë që BE i ka ofruar Shqipërisë dhe rajonit, me 1.15 miliardë euro të mobilizuara për rimëkëmbjen nga tërmeti dhe për zbutjen e pasojave të pandemisë.

Kjo e fundit përfshin mbështetje shëndetësore dhe ekonomike prej 3.3 miliardë € në total për rajonin, përfshirë 4 milion € për pajisje urgjente mjekësore për Shqipërinë, mbi 46 milion € për mbështetje socio-ekonomike dhe një kredi 180 milion € për asistencë makro-financiare.

Përveç kësaj, Plani Ekonomik dhe i Investimeve për rajonin përmban një paketë të konsiderueshme investimesh deri në 9 miliardë € dhe garanci që synojnë të mobilizojnë deri në 20 miliardë € për të mbështetur rimëkëmbjen ekonomike.

Këshilli i SA mirëpriti vendimin historik të Këshillit të Bashkimit Evropian, në Mars 2020, për të hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë. Këshilli i SA njohu pozitivisht Raportin e Komisionit Evropian për Shqipërinë 2020, i cili vlerësoi se Shqipëria i rriti përpjekjet e saj dhe shënoi rezultate të mëtejshme, të prekshme dhe të qëndrueshme në fushat kryesore të identifikuara në Konkluzionet e Këshillit.

Këshilli i SA shprehu pritshmërinë për zhvillimin e konferencën e parë ndërqeveritare (IGC) sa më shpejt të jetë e mundur pas miratimit të Kornizës Negociuese, dhe në përputhje me kushtet për mbajtjes së saj, siç përcaktohet në konkluzionet e Këshillit të 25 Marsit 2020.

Këshilli i SA rishikoi dhe vuri në dukje progresin në fushat e reformave duke përfshirë shtetin e së drejtës dhe gjyqësorin, respektimin e të drejtave themelore, administratën publike, politikën ekonomike, arsimin dhe punësimin, ndërlidhshmërinë dhe axhendën e gjelbër. Këshilli i SA vlerësoi vendosmërinë e Shqipërisë në zbatimin e reformave të lidhura me procesin e integrimit evropian.

Një theks i veçantë u vu tek procesi i rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve (“procesi i vetingut”) si edhe tek Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë, që kanë rifilluar tashmë nga puna. Këshilli i SA vlerësoi pozitivisht se organet e reja të specializuara të Shqipërisë për të luftuar anti-korrupsionin dhe krimin e organizuar kanë filluar të veprojnë.

U diskutua gjithashtu përparimi në zbatimin e planit të veprimit të Task Forcës së Aksionit Financiar (FATF) për luftën kundër pastrimit të parave. Këshilli i SA theksoi rëndësinë e vazhdimit të përpjekjeve të reformës, veçanërisht në lidhje me emërimet e gjyqtarëve dhe hetuesve, si dhe procedimin e vazhdueshëm të çështjeve në pritje dhe forcimin e mëtejshëm të historikut të zbatimit të ligjit.

Këshilli i SA shënoi përparimin e bërë në përgatitjet praktike për zgjedhjet e ardhshme. Në këtë drejtim, Këshilli i SA ra dakord mbi nevojën për ndjekje të mëtejshme të të gjitha aspekteve që përfshihen në rekomandimet e OSBE / ODIHR, si dhe rekomandimet e Komisionit të Venecias në lidhje me zgjedhjet e ardhshme.

Dialogu konstruktiv dhe gjithëpërfshirës midis partive politike dhe bashkëpunimi në Parlamentin e Shqipërisë do të jenë thelbësore për përparimin e mëtejshëm të reformave dhe për qëndrueshmërinë e përgjithshme të angazhimit në procesin e integrimit në BE.

Këshilli i SA vuri në dukje se periudha kalimtare e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit përfundoi në 31 Mars 2019 dhe se që nga 1 Prilli 2019 Shqipëria është e asociiuar plotësisht me BE.

Këshilli i SA gjithashtu nënvizoi përafrimin e vazhdueshëm 100% të Shqipërisë me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së, duke vlerësuar se kjo përcjell një sinjal të fortë të orientimit strategjik të Shqipërisë dhe angazhimit ndaj synimit të saj për anëtarësim në BE dhe shërben si një shembull pozitiv për të gjithë rajonin.

Takimi u drejtua nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë / Zëvendëspresidenti i Komisionit, Z. Josep Borrell. Delegacioni shqiptar drejtohej nga Kryeministri i Shqipërisë, Z. Edi Rama. Komisioneri për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Z. Olivér Várhelyi, ishte gjithashtu i pranishëm duke përfaqësuar Komisionin Evropian.

Postime të ngjashme

REL: Nga Kovaks për Maqedoninë e Veriut, BeH-në dhe Kosovën nga 100.620 doza të vaksinës Fajzer

R Zh

Shpërndahen vaksinat e reja/ Në disa qytete pati mungesa. Shkak bllokimi i Rinasit për 48 orë

S.B.

“Cënim skandaloz, krijon terren për …”, Presidenca letër SPAK: Të hetohet mbi keqpërdorimin e të dhënave personale dhe të bazës së të dhënave shtetërore nga PS

S.B.

Rama thirrje emigrantëve: Kush investon në agro-turizëm, i japim grant 5 mijë euro

S.B.

Rinis procesi i vaksinimit në Lezhë

S.B.

Nxjerrja e të dhënave të votuesve nga e-Albania, SPAK nis verifikimet

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...