Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Këshilli i Tetovës miratoi çmimore për transportin me autobus

Tetovë, 28 janar – Në seancën e sotme të 39-të  në Këshillin e komunës së Tetovës, ndërmarrja publike “Tetoto transport” mori miratim për  caktim të çmimeve  për transport të qytetit, procedurat  teknike-administrative ende do të zgjasin që të fillojë me funksionim  transporti i udhëtarëve. Në seancën e ardhshme  duhet të miratohet plani për punë, punësime, buxhet dhe ngjashëm.

“Buxheti nuk mund të parashikohet  nëse çmimorja  nuk miratohet dhe nuk është zyrtare. Sot u miratua çmimorja  dhe tani vazhdojnë  procedurat teknike dhe administrative me afate ligjore të cilat duhet të respektohen dhe pastaj të realizohen. Gjithashtu deri në funksionim e NP me vendim të Këshillit, Komuna duhet  të na i dorëzojë autobusët për shfrytëzim  pastaj të marrin licencë  dhe të arrijmë  operativitetin”, deklaroi Fejsall Beadini, u.d. drejtor i ndërmarrjes.

Këshilltarët e opozitës kishin vërejtje  rreth çmimeve dhe pse nuk ka bileta më të lira për rastet sociale.

“Reagimi ynë  është se studentët duhet të jenë prioritet si dhe të ketë kategori për familjet të cilat kanë  jo më shumë se 250/300 euro të ardhura mujore.  Tani të punësuarit në komunën e Tetovës kanë  450 denarë biletë mujore, ndërsa studentët paguajnë nga 600 denarë. Dëshironim të gjejmë ndonjë gjuhë të përbashkët, të niset nga pika, por shumica  nuk pranoi”, tha Besar Durmishi nga Besa.

“Kishte probleme me stacionet, nuk votuam atëherë,  dhe tani i kemi me çmim të madh të pakuptueshëm. Mendoj se duhet të kemi kujdes me këtë, nuk punohet në mënyrë profesionale. Duhet të rishikohet  rreth itinerarit sepse nuk ka  infrastrukturë adekuate të komunikacionit dhe ngjashëm”, tha këshilltari Arif  Selami.

U.d. drejtori theksoi se punët teknike  ende formulohen me komunën e Tetovës.

“Do të ketë plan aksionar së bashku me SPB-në Tetovë,  Sektorin për veprimtari komunale, NP Parkingjet e qytetit që para se të fillojë me funksionim të arrijmë me edukimin  dhe kontrollin e terrenit që kur të fillojnë të funksionojnë  të mos ketë probleme  të tilla siç i ka qyteti”, theksoi Beadini.

Një biletë për një vozitje në transportin e qytetit do të kushtojë 20 denarë. Ka edhe bileta mujore sipas kategorive. Bileta bazë mujore  është 900 denarë, ndërsa për studentët dhe nëpunësit publik është 600 denarë. Për pensionistët dhe  personat me  invaliditet më të vogël është 350 denarë, ndërsa 450 denarë për të punësuarit  në Komunë. Falas do të jetë transporti për personat me mbi 80 për qind invaliditet. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

SHBA-të urojnë gjithashtu ditën e Ilindenit

Z H

Një orë pritje në kufirin Maqedoni-Greqi

Z H

Blerim Bexheti: Komuna e Sarajit çdoherë do mbështesë aktivitetet kulturore

R Zh

Në Krushevë është hapur manifestimi “10 ditë të Republikës së Krushevës”

Z H

Zaev përkujton viktimat dhe uron kryengritjen e Ilindenit

Z H

Tërmet në Kosovë, ndjehet në RMV dhe Sërbi

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...