Sot është mbajtur takimi i parë i Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime, në hapjen e të cilit mori pjesë kryeministri Albin Kurti, së bashku me ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, zëvendësministrat, Hysen Durmishi dhe Getoar Mjeku, si dhe akterë të tjerë përfaqësues nga institucione publike e private, vendore e ndërkombëtare.
Gjatë këtij takimi kryeministri Kurti theksoi përkushtimin për të ndërtuar një platformë të fortë për dialogun publiko-privat, që mundëson identifikimin e mundësive dhe adresimin efikas të sfidave, përmes së cilës edhe është arritur zhvillimi i një plani vjetor ambicioz për vitin 2024 mbështetur nga Sekretariati i pavarur i Këshillit, i financuar nga SECO-ja zvicerane dhe i menaxhuar nga BERZh-i në Kosovë.