Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Këshilli Musliman i Britanisë zgjedh sekretaren e parë femër

Këshilli Musliman i Britanisë (MCB) zgjodhi sot sekretaren e parë femër pasi votimi përfundoi këtë javë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zara Mohammed u zgjodh nga bashkëpunëtorët e MCB-së, duke mposhtur kandidatët e tjerë si Ajmal Masroor, një imam i njohur.

Në një deklaratë të lëshuar nga MCB, Mohammed tha se vizioni i saj është të vazhdojë të ndërtojë një organ gjithëpërfshirës, të larmishëm dhe përfaqësues, i cili orientohet nga nevojat e muslimanëve britanikë për të mirën e përbashkët.

“Të zgjedhesh si sekretarja e parë femër është me të vërtetë një nder dhe shpresoj se do të frymëzojë më shumë gra dhe të rinj që të paraqiten për të marrë role udhëheqëse. Ata janë e ardhmja e kësaj organizate dhe shoqërisë sonë”, shtoi ajo.

Mohammed pason Sekretarin e Përgjithshëm në largim Harun Khan i cili ka përfunduar mandatin e tij prej katër vjet e gjysmë në organizatë.

Zara Mohammed në të kaluarën ka shërbyer si ndihmës sekretar i përgjithshëm i MCB-së dhe kryer masterin për të Drejtat e Njeriut. Ajo është gjithashtu këshilltare për trajnim dhe zhvillim.

MCB është organizata më e madhe demokratike muslimane në Mbretërinë e Bashkuar, që përfaqëson xhami, shkolla dhe institucione nga i gjithë vendi.

Postime të ngjashme

Ushtria amerikane do të largohet deri në fund të vitit nga Iraku

D V

Nju Jorku rrit përpjekjet për nxitje të vaksinimit

D V

Partitë nga Republika Sërpska bojkotojnë institucionet e Bosnjës për shkak të mohimit të gjenocidit

D V

OKB bën thirrje për ulje të tensioneve në Tunizi

D V

Dy gra zyrtarizojnë martesën në Mal të Zi

D V

Protestuesit bërtasin “Vdekje diktatorit” në Teheran

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...