Shkup, 28 dhjetor – Zhurnal.mk – Këshilli për reforma në gjyqësi sot duhet të konfirmojë metodologjinë për spastrim në gjyqësi, informon Zhurnal.
Këshilli gjyqësor dhe Këshilli i Prokurorëve Publik së bashku me ministrinë e drejtësisë së fundmi kanë punuar në përgatitjen e metodologjisë sipas së cilës vitin e ardhshëm do të pastrojë gjyqësinë dhe Prokurorinë. Qëllimi i procesit, siç sqarojnë nga Qeveria, është gjithë ata gjykatës dhe prokurorë, të cilët kanë vepruar në mënyrë joligjore,kanë bërë shkelje në procedura, qëllimisht kanë shtyrë apo në mënyrë jo profesionale kanë vepruar që të filtrojnë sistemin gjyqësor. Fokus të veçantë do të kenë gjykatësit dhe prokurorët të cilët kanë punuar në raste të korrupsionit të lartë dhe krimit të organizuar.//Zhurnal.mk