Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Këshilli për stabilizim dhe asociim BE – Shqipëri do të mbahet të hënën

Bruksel, 26 shkurt – Shqipëria do të mbajë takimin e saj të rregullt për stabilizim dhe asociim me Bashkimin Evropian më 1 mars për Maqedoninë e Veriut takimi është shtyrë.

Ky do të jetë Këshilli i stabilizim-asociimit i 11-të për Shqipërinë, forum kyç për vendet kandidate për anëtarësim ku diskutohet për përparimin e reformës.

Sipas shërbimit për shtyp të Këshillit të BE-së, takimi i së hënës do të përqendrohet në strategjinë për anëtarësimin në BE dhe përmbushjen e kritereve politike, ekonomike dhe financiare për hyrjen në BE.

Maqedonia e Veriut është dashur të mbajë seancë të rregullt të këtij Këshilli në fund të këtij muaji, por takimi u shty pa një datë të caktuar. Agjenda pas zgjedhjeve në Bullgari pritet të jetë më e qartë, e cila pengon procesin e fillimit të negociatave me Shkupin.

Disa javë më parë, ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë të Veriut, Bujar Osmani, e vlerësoi se ai nuk e konsideron këtë vonesë si presion nga ana e BE-së ndaj Shkupit për t’u nënshtruar kërkesave të Sofjes.(Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Takimi i dytë i Osmanit dhe Stoevit në Antalia

Dafina Vidishiqi

PDSH me Sadi Bexhetin synon fitoren në Tetovë

Dafina Vidishiqi

Komuna e Jegunovcës pa menaxhim me mbeturinat, në hyrje të fshatrave ju “mirëpresin” deponitë e egra

Dafina Vidishiqi

ESHS-Maqedoni: Vitin e kaluar kanë vdekur 25.775 persona, 10.9 përqind prej tyre nga coronavirusi

Dafina Vidishiqi

Prizreni dhe Tetova do të lidhen me tunel!

Dafina Vidishiqi

BE heq zyrtarisht kufizimet për qytetarët e Maqedonisë e Veriut (VIDEO)

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...