Këshilli Strategjik në MPJ: Paparashikueshmëria karakteristikë kryesore në skenën ndërkombëtare

Shkup, 3 shtator – Sot në hapësirat e Ministrisë për Punë të Jashtme u mbajt mbledhje e Këshillit Strategjik për politikë të jashtme, kushtuar ngjarjeve aktuale në Afganistan dhe implikimeve të mundshme në vendin tonë dhe rajon.

 

Në mbledhjen që u zhvillua në kuadër të projektit strategjik të MPJ-së -Reflektime 2030, fjalë hyrëse kishte ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani i cili shkëmbeu mendimet e tij mbi temën dhe rezymoi rolin e Republikës së Maqedonisë së Veriut përkundrejt lëvizjeve gjeopolitike në Afganistan dhe më gjerë në rajon.

“Ngjarjet në Afganistan, por edhe konflikti i ngrirë në rajonin e OSBE-së tregojnë se pasiguria dhe paparashikueshmëria mbeten karakteristikë dominuese në skenën ndërkombëtare dhe realitet sigurie. Fenomenet e njëjta do të vazhdojnë t’i diktojnë proceset globale politike dhe të sigurisë. Republika e Maqedonisë së Veriut si anëtare e plotfuqishme e NATO-s është kryesuese e ardhshme e OSBE-së, organizata më e madhe botërore në rajon për siguri paraqet hallkë në sistemin e sigurisë kolektive. Fakti se jemi aktor pro-aktiv në marrëdhëniet ndërkombëtare na mundëson të punojmë në zbatimin e agjendës sonë të sigurisë, por njëkohësisht edhe të pozicionimit si aktor përgjegjës në raportet ndërkombëtare. Ngjarja e sotme është pjesë e aktiviteteve të cilat i ndërmarrim në funksion të forcimit të gatishmërisë, parashikueshmërisë strategjike dhe përshtatshmërisë në drejtim të konfirmimit në kohë të drejtimeve politike për ndërmarrjen e veprimeve adekuate”, theksoi ministri Osmani.

Në takim, anëtarët e Këshillit Strategjik shkëmbyen qëndrime dhe ofruan ide për nevojën e planifikimit strategjik afatgjatë dhe formimin e mekanizmave për menaxhimin e lëvizjeve eventuale të shtuara të emigrantëve, ndërtimin e partneriteteve me aleatët edhe në kornizë të organeve multi-laterale, përdorimin e mekanizmave të BE-së dhe data-bazave përkatëse nga sistemi për azil dhe migracion, si dhe ndjekjen e rregullt të politikave të BE-së dhe vendeve anëtare në këtë sferë.

Ish ambasadori i NATO-s dhe profesor universitar, Nano Ruzhin në fjalimin e tij ka thënë se shpesh bëhen disa gabime dhe duhet bërë dallim mes refugjatëve të rregullt, këto 125.000 që nga Kabuli janë bartur në vendet tjera dhe ato që në mënyrë të parregullt dalin nga vendet.

Ai ka shtuar se nga ana tjetër, talebanët kanë rreth 10.000 euro në bankat në SHBA që jep mundësinë në një mënyrë të jenë menjëherë të disiplinuar nëse fillojnë në mënyrë të vrazhdë të shkelin të drejta ose vrasin masivisht.

Shoku kulturor që duhet të kuptohet, madje sipas Rizvan Sulejmanit është porosia që e ka dhënë presidenti i SHBA-së Xho Bajden i cili tha se ka përfunduar era kur SHBA dhe Evropa janë bartës të një ideje të liberalizimit dhe demokracisë liberale që do të mund të praktikohet kudo.

Sipas tij, kjo dëshmoi se jo të gjitha mjediset kulturore dhe religjioze janë të gatshme të pranojnë dhe ky është përfundimi i një ere dhe fillim i një të reje që pason.

Related posts

Analizë: Eksporti i mallrave në rritje në krahasim me vitin 2020

Z H

Bërnz dhe Petrovska shpalosën dy pllaka përkujtimore në Manastir

Z H

Lëvizja Besa zgjedhë strukturat e saj në Novosellë të Bogovinës, lëvizja po ritet

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More