Këshillin i Përgjithshëm i BDI-së me besim të plotë për mandat të dytë për VISAR GANIUN

Shkup, 4 shtator – Këshillin e Përgjithshëm të Bashkimit Demokratik për Integrim në qytetin e Gostivarit sot edhe zyrtarisht u shpallën kandidaturat për kryetar komunash nga ana e kryesisë së BDI-së, me tyre edhe Visar Ganiu për mandat të dytë në Komunën e Çairit, transmeton Zhurnal.mk.

 

Visar Ganiu në mandatin e parë katër vjeçar, ka realizuar mjaftë projekte të premtuara në këtë komunë. Ai cilësohet në opinion si njeri i suksesshëm në punën e përkushtuar për këto katër vjet si kryetar i kësaj komune mjaftë të rëndësishme për qytetarët në kësaj zone, thuhen nga Bashkimi Demokratik për Integrim..

Edhe Ish-kryetari i Komunës së Çairit dhe nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti kohë më parë për TV21, vlerësoi se kreu aktual i Çairit Visar Ganiu duhet të marr edhe një mandat.

Mexhiti thotë se Visar Ganiu ka treguar se din të menaxhojë me Komunën.

“Unë mendoj se z.Ganiu meriton të merr edhe një mandat për realizimin e objektivave dhe synimeve të tij. Ka dëshmuar që din të menaxhojë me Komunën, por mendoj se më e rëndësishme është hapja e debatit rreth këtyre që fola deri tash dhe në fund të debatit do të nxjerrën konkluzionet për më të mirën e BDI-së”, deklaroi Izet Mexhiti në emisionin 10 Minuta në TV21.

#VisarGaniu kandidat i #BDI-së për mandatin e dytë në #Çair? Flet #Mexhiti

#VisarGaniu kandidat i #BDI-së për mandatin e dytë në #Çair? Flet #Mexhiti

Posted by TV21 on Tuesday, May 18, 2021

Edhe kreu i LSDM-së, Zoran Zaev ka mendim pozitiv mbi punën e Visar Ganiut në Komunën e Çairit.

Gjithashtu edhe kreu i qeverisë Zoran Zaev kohë më parë ka specifikuar se mbështetje do të merr Visar Ganiu i cili do të garojë për Çair, për mandat të dytë.

“Qëndrojmë pas tij në Çair, pasi është kandidat cilësor. Nuk ekzistojnë dyshime ndaj Ganiut.

Do të japim mbështetje edhe në komuna tjera ku kandidatët janë të mirë dhe punojnë në interes të qytetarëve”, ka thënë Zaev.

Related posts

Konferencë rajonale për sulmet ndaj demokracisë dhe të drejtat e njeriut në Shkup

Z H

Osmani: Mund të gjejmë zgjidhje me Bullgarinë

D V

Banka Qendrore do t’i ndërmarrë të gjitha masat që të mbahet stabiliteti i çmimeve

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com